Moti i keq me reshje intensive shiu që ka pushtuar vendin ditët e fundit ka shkaktuar problematika edhe në Qarkun e Korçës.
Sipas raportimeve situata më problematike paraqitet në fushën e Maliqit, ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.
Në fshatin Sovjan janë evakuuar disa familje pasi kanalet kulluese kanë dalë jashtë funksionit për shkak të prurjeve të mëdha dhe uji ka depërtuar në banesat e tyre.
“Na janë mbushur dhomat me ujë, plot të treja”, thotë një banore për A2 CNN.
Një tjetër banor thotë se i janë përmbytur patatet e qepët.
Situata më e rëndë paraqitet edhe në fushën e Korçës, në fshatrat Çiflig, Bulgarec e Lumalas, ku është përmbytur edhe fusha e aviacionit në Lumalas.














