• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Teknologji

Nvidia qetëson tregjet: Nuk ka flluskë të AI, rritje e pandalshme e kompanisë

22:38 : 20/11/2025
në Teknologji

Analizë nga Johana Bhuiyan, The Guardian

Tregjet globale të aksioneve u rritën, pasi Nvidia publikoi rezultatet e tremujorit të tretë që tejkaluan parashikimet e Wall Street, duke qetësuar për momentin shqetësimet nëse vlerësimet e larta të kompanive të AI kishin arritur kulmin.

Të mërkurën, gjithë vëmendja ishte tek Nvidia, kompania amerikane e industrisë së AI dhe kompania me vlerën më të madhe në botë në bursë, me analistë dhe investitorë që shpresonin se fitimet e saj do të zbusnin frikën e krijimit të një flluske në sektor.

Jensen Huang, themelues dhe CEO i Nvidia-s, hapi thirrjen me investitorët duke u përpjekur të heqë këto shqetësime, duke thënë se po ndodhte një transformim i madh në AI dhe Nvidia ishte themelore për këtë transformim.

“Ka pasur shumë diskutime për një flluskë të AI”, tha Huang. “Nga këndvështrimi ynë, ne shohim diçka shumë të ndryshme. Nvidia është ndryshe nga çdo akselerator tjetër. Ne jemi të shkëlqyer në çdo fazë të AI, nga para-trajnimi deri te pas-trajnimi e te inferenca”. Kompania tejkaloi pritshmëritë e Wall Street pothuajse në çdo aspekt, siç ka bërë edhe në disa tremujorë të mëparshëm, një shenjë se brom-i gjigand financiar i AI nuk po ngadalësohet.

Lexo edhe:

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

Nvidia raportoi 1.30 dollarë fitim për aksion mbi 57.01 miliardë dollarë të ardhura totale, duke mposhtur pritshmëritë e investitorëve prej 1.26 dollarësh për aksion dhe 54.9 miliardë dollarësh të ardhura.

Shitjet janë rritur 62% krahasuar me një vit më parë. Kompania raportoi 51.2 miliardë dollarë të ardhura nga qendrat e të dhënave, duke tejkaluar pritshmërinë prej 49 miliardësh. Për tremujorin e katërt, kompania pret rreth 65 miliardë dollarë të ardhura; analistët kishin parashikuar 61 miliardë.

Në thirrjen me investitorët, Huang tha se po ndodhnin tre ndryshime të mëdha: një kalim drejt AI-së gjenerative; dhe një kalim drejt AI-së agentike dhe fizike, për shembull robotë ose makina autonome.

“Kur të mendoni për investimet në infrastrukturë, merrni parasysh këto tre dinamika themelore”, tha ai. “Secila do të kontribuojë në pasurinë infrastrukturore. Nvidia mundëson të tre kalimet dhe e bën këtë për çdo formë ose modalitet të AI”.

Kërkesa për çipet e kompanisë vazhdon të rritet.

“AI po shkon kudo, duke bërë gjithçka, të gjitha njëkohësisht”. Thomas Monteiro, analist i lartë në Investing.com, tha se ka Nvidia ka prioritet rritjen e qendrës të të dhënave. “Kjo i përgjigjet shumë pyetjeve mbi gjendjen e revolucionit të AI, dhe verdikti është i thjeshtë: nuk është askund pranë kulmit të saj. Teksa investitorët shqetësohen se shpenzimet e mëdha mund të ngadalësojnë ciklet e adoptimit të AI, Nvidia vazhdon të tregojë se rritja e qendrave të të dhënave nuk është opsion, por nevoja kryesore e çdo biznesi teknologjik në botë”.

Analistët thanë se, edhe pse ishin të sigurt që Nvidia do tejkalonte pritshmëritë, ata prisnin me ankth thirrjen me investitorët për të kuptuar më shumë mbi kërkesën aktuale të industrisë për çipet e AI të kompanisë.

“Ende nuk ka dyshim se Nvidia është shumë përpara të tjerëve në çipet e fokusuara për AI”, shkroi David Meier, analist i Motley Fool. “Kështu që pres të ardhura, marzhe dhe flukse monetare afër parashikimeve. Por informacioni i vërtetë i vlefshëm do të vijë nga komentet e drejtuesve mbi atë se ku po shkojnë tregjet e tyre”.

Aksionet e Nvidia kanë rënë 7.9% në nëntor, pasi investitorë të mëdhenj shiten aksionet e tyre. Fondi i Peter Thiel, Thiel Macro, shiti të gjithë portofolin e tij në kompani tremujorin e fundit, me vlerë rreth 100 milionë dollarë. Edhe Softbank ka shitur 5.8 miliardë dollarë aksione, duke shtuar frikën për një flluskë të AI.

Aksionet e Nvidia, që muajin e kaluar u bë kompania e parë 5 trilionë dollarësh, u rritën mbi 5% në tregun pas-orar, ndërkohë që edhe kontratat e S+P 500 dhe Nasdaq u rritën. Edhe tregjet aziatike u rritën të enjten.

Megjithatë, Stephen Innes nga SPI Asset Management tha se është zbehur frika nga flluska e AI. “Parashikimi i fundit i Nvidia ka zbehur për momentin frikën më të madhe të flluskës së AI që kishte kapur tregjet globale. Por mos gaboni: ky është ende një treg që ecën mbi një tel mes euforisë së AI dhe realitetit të borxhit”.

“Unë nuk besoj se rritja e Nvidia është e qëndrueshme në afat të gjatë”, tha Alvin Nguyen i Forrester. “Kërkesa për AI është e paparë, por nëse ndodh një korrigjim i tregut kur furnizimi të përmbushë kërkesën ose ritmi i inovacionit të ngadalësohet, pres që rritja e vazhdueshme e vlerës së aksioneve të ngadalësohet.”

Etiketa: AINvidia

Lajme të lidhura

NDRYSHE

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026
BOTA

Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

13:41 : 29/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria në vendin e 59-të për përdorimin e AI, Kroacia dhe Bosnja kryesojnë rajonin

09:16 : 22/05/2026
AKTUALITET

Google Maps me AI! Ask Maps dhe Navigimi 3D transformojnë eksperiencën e përdoruesve

09:24 : 15/03/2026
AKTUALITET

Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

13:07 : 23/02/2026
BOTA

Studimi/ Si po ndikon inteligjenca artificiale në kërkimin shkencor

20:30 : 02/01/2026
Para

Europol çmonton një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të veprave të artit, e përfshirë edhe Shqipëria

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom