• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parlamenti e vonon, PE thekson nevojën e reformës në drejtësi

13:25 : 14/04/2016
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Sarandë/ Në timon nën efektin e alkoolit, arrestohet i riu

Italia do të lirojë 10,000 persona nga burgjet për të lehtësuar mbipopullimin

Kur flitet për Shqipërinë në seancë plenarë të Parlamentit Europian, progresi i vendit sfidohet dukshëm nga problemet e mprehta në Shqipëri. Gjatë debatit mbi rezolutën e Knut Fleckenstein për integrimin europian të Shqipërisë, ka dalë qartëqisht në pah, se për Bashkimin Europian vendi nuk mund të pretendojë hapjen e negociatave të anëtarësimit pa finalizimin dhe fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit: «Partitë politike tani duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv vendimtar dhe të finalizojnë reformën e drejtësisë. Ky është një detyrim tejet i vonuar i politikës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve. Miratimi i reformës gjyqësore është një oportunitet i rëndësishëm për të gjithë vendin në tërësi dhe kjo reformë është shumë e çmuar për të qenë subjekt i ndonjë manovre politike partiake.
Monica Macovei, eurodeputete: «  Në sistemin e drejtësisë ka ende probleme. Ne duam të shohim, se cilat janë ndryshimet kushtetuese që duhen të kryhen për reformën e gjyqësorit. Por ajo që është më e rëndësishme është zbatimi i ligjeve, si dhe që sistemi gjyqësor të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”.
Knut Fleckenstein, eurodeputet ( S&D): “Finalizimi i reformës së gjyqësorit dhe fillimi i zbatimit të saj duhet të hapë rrugën për një rekomandim pozitiv të Komisionit Europian lidhur me negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe Parlamenti do japë mbështetjen e tij”.
Kriminalizimi i jetës politike dhe parregullsitë serioze të evidentuara nga OSBE/ODHIR në zgjedhjet lokale përbëjnë shqetësim serioz dhe kanë lënë impakt negativ për shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Europian. Kjo shpjegon pse zbatimi i ligjit  të dekriminalizimit është artikuluar me të njëjtën forcë krahas zbatimit të reformës zgjedhore edhe gjatë debatit në Strasbourg.
Jeanine Hennis-Plasschaert, ministre e mbrojtjes së Holandës: “Ne e mirëpresim aprovimin e ligjit të dekriminalizimit, që duhet të rrisë besimin e qytetarëve te politikanët dhe institucionet publike.Ne tani presim hapa konkrete për zbatimin e këtij ligji.Përveç kësaj, Shqipëria përballet me sfida domethënëse dhe vendit duhet të bëjë përpjekje të mëjetjshme për të plotësuar 5 prioritetet kyçe”.
Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit: « Shqipëria ka nevojë urgjente për të finalizuar reformën e sistemit zgjedhor, përafrimin e gjithë legjislacionit përkatës me rekomandimet e nxjerra nga OSBE-ODIHR. Për më tepër, integriteti në të gjithë sektorin publik duhet të forcohet më tej. Shumë është arritur tashmë përmes reformës së administratës publike. I ashtuquajturi procesi i dekriminalizimit ka nevojë për t’u çuar përpara. Punonjësit e administratës civile dhe zyrtarët e zgjedhur duhet të jenë subjekt i mekanizmit të monitorimit të parashikuar në ligj dhe  t’ju nënshtrohen sanksioneve kur është e nevojshme”.
Eduard Kukan, eurodeputet: “Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme për zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Shpresoj që partitë politike të gjejnë konsensus. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR është kyç për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm në Shqipëri”.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni vazhdojnë të përbëjnë problemin kryesor në perceptimin jo vetëm të  shteteve anëtare, por edhe të institucioneve europiane, duke u reflektuar rregullisht në çdo ndërhyrje të eurodeputetëve dhe jo vetëm.
Jeanine Hennis-Plasschaert, ministre e mbrojtjes së Holandës: « Nevojitet një gjurmë provash solide për hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet ».
Ivan Jakovçiç, eurodeputet ( ALDE): « Dobësia e shtetit ligjor, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë kërcënim për Bashkimin Europian.
John Stuart Agneë, eurodeputet (EFD): « Kur Shqipëria të bëhet anëtare, kjo do të lehtësojë aktivitetin në zonën Shengen, ku shqiptarët janë tashmë të njohur për lehtësimin e krimit të organizuar dhe trafikun e qënieve njerëzore. Britani e madhe ka një prodhim kombëtar bruto për frymë  dhjetë herë më të madh sesa Shqiëpria, një  minimum rrogash dhe mbrojtjeje sociale që do t’i thithë shqiptarët në Britaninë e Madhe si një magnet. Po të isha student në Shqipëri do të marrja një biletë për në Londër dhe do të lutesha që Britania e Madhe të qëndronte në BE. Po të isha sot një kriminel në Shqipëri, do ta shihja anëtraësimin në BE si një pashaportë drejt parajsës.
Eurodeputetët këtë rradhë kanë venë theksin qartësisht tek problematika ekonomike dhe sociale në vend, që i shtyn qytetarët shqiptarë në shumë raste të braktisin Shqipërinë në mungesë të një perspektive pune dhe standarte normale jetese.
David Mcallister, eurodeputet (EPP): «  Në shtypin gjerman lexova që 54.000 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani në 2015. Azikërkuesit nga Shqipëria renditen të dytët nga të gjithë azilërkuesit në Gjermani. Kjo nuk është gjë e mirë. Kjo do të thotë që Shqipëria duhet të bëjë reformat e nevojshme për të krijuar në një perspektivë të mirë sociale për të rinjtë për të qëndruar në vend ».
Boguslaë Liberadzki, (S&D) : “Ne duhet t’ju tërheqim vëmendjen miqëve tanë shqiptarë lidhur me çështjet ekonomike. Shqipëria duhet të arrijë standartet ekonomike të duhura para se të bëhet anëtare e BE-së dhe të zhvillojë gjithashtu politika sociale. Politikat ekonomike dhe sociale janë kyçe për qytetarët europianë.”
Në debat është venë theksi edhe te respektimi i të drejtave të njeriut dhe ai i minoriteteve.Institucionet europiane nuk harrojnë të theksojnë, se dialogu midis mazhorancës dhe opozitës është jetësor për progresin në reformat kyçe të Shqipërisë dhe integrimin europian të vendit. /abcNews/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sarandë/ Në timon nën efektin e alkoolit, arrestohet i riu

15:22 : 16/07/2025
BOTA

Italia do të lirojë 10,000 persona nga burgjet për të lehtësuar mbipopullimin

15:19 : 16/07/2025
BOTA

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

15:17 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vodhi makinën e durrsakut në port, arrestohet 34-vjeçari çek

15:09 : 16/07/2025
RAJONI

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025
AKTUALITET

Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

14:53 : 16/07/2025
Para

Sekuestrohen 880 kg marijuane e fshehur nga trafikantët në Korfuz (FOTO)

TË GJITHA

Sarandë/ Në timon nën efektin e alkoolit, arrestohet i riu

15:22 : 16/07/2025

Italia do të lirojë 10,000 persona nga burgjet për të lehtësuar mbipopullimin

15:19 : 16/07/2025

BE-ja i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

15:17 : 16/07/2025

Vodhi makinën e durrsakut në port, arrestohet 34-vjeçari çek

15:09 : 16/07/2025

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025

Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

14:53 : 16/07/2025

Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

14:34 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com