• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Shkrime promocionale

SKY Express nis linjën e re që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me Heraklionin

14:55 : 11/11/2025
në Shkrime promocionale

Tiranë, 11 nëntor — Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe kompania ajrore SKY Expressfestuan me krenari inaugurimin e linjës së re Tiranë–Heraklion, duke forcuar më tej lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ceremonia e hapjes u zhvillua pranë shkallëve të avionit në TIA, në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së Greqisë, Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, si edhe përfaqësuesve të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, SKY Express dhe TIA-s.

Pas mirëseardhjes së ngrohtë dhe shkëmbimit të përshëndetjeve mes ekipeve, u zhvillua ceremonia e prerjes së shiritit, që simbolizoi hapjen zyrtare të linjës së re ajrore.

Lexo edhe:

Panik për 220 pasagjerë që fluturonin nga Tenerife në Birmingham, piloti pëson atak në zemër

Paralajmëron shefi i IEA-s: Evropa ka mbase edhe 6 javë karburant për avionë

Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Belinda Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla për forcimin e lidhjeve rajonale dhe zhvillimin e turizmit midis dy vendeve.

Pas ceremonisë, të ftuarit dhe përfaqësuesit e mediave morën pjesë në një konferencë në Sallën e Konferencave të TIA-s, ku u mbajtën prezantime nga përfaqësues të Aeroportit të Tiranës dhe SKY Express.

Fjalë përshëndetëse mbajtën z. Piervittorio Farabbi, Chief Operating Officer i TIA-s, znj. Manjola Kaso, Drejtore e Zhvillimit të Biznesit Ajror dhe Marketingut në TIA, si dhe z. Georgios Baliouskas, Drejtor i Shitjeve B2B dhe Distribucionit në SKY Express.

Gjatë fjalës së tij, z. Farabbi nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Aeroportit të Tiranës për zgjerimin e rrjetit të destinacioneve dhe ofrimin e një game gjithnjë e më të gjerë udhëtimesh në Evropë.

Ndërsa z. Baliouskas u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur që forcojmë prezencën tonë në Shqipëri me një destinacion të ri — Heraklionin, një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Greqisë. Ky zgjerim reflekton besimin tonë në tregun shqiptar dhe dëshirën për t’u ofruar pasagjerëve më shumë alternativa udhëtimi të sigurta, komode dhe cilësore.”

Përfaqësuesit e SKY Express rikonfirmuan angazhimin e kompanisë për të zgjeruar më tej operimet në Shqipëri dhe për t’u ofruar pasagjerëve shërbime të leverdishme, komode dhe me cilësi të lartë.

Linja e re Tiranë–Heraklion, e cila do të operohet gjatë gjithë vitit me dy fluturime në javë — çdo të Martë dhe të Shtunë — përbën një shtesë të rëndësishme në rrjetin në zgjerim të TIA-s, duke u ofruar pasagjerëve mundësinë për të eksploruar një nga qytetet më të bukura dhe historike të Greqisë.

Rreth SKY Express

SKY Express është një nga kompanitë ajrore me rritjen më të shpejtë në Greqi, me një rrjet të gjerë fluturimesh të brendshme dhe një numër gjithnjë në rritje destinacionesh ndërkombëtare. Me fokus në cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri, kompania vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregun evropian.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore ajrore e Shqipërisë drejt botës, që lidh vendin me dhjetëra destinacione evropiane. TIA vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke ofruar kushte të përmirësuara udhëtimi, teknologji bashkëkohore dhe një eksperiencë gjithnjë e më cilësore për pasagjerët e saj.

Etiketa: avionHeraklionSKY Express

Lajme të lidhura

BOTA

Panik për 220 pasagjerë që fluturonin nga Tenerife në Birmingham, piloti pëson atak në zemër

11:46 : 24/05/2026
AKTUALITET

Paralajmëron shefi i IEA-s: Evropa ka mbase edhe 6 javë karburant për avionë

19:50 : 16/04/2026
AKTUALITET

Lufta në Iran rrit çmimet e biletave ajrore

08:43 : 02/04/2026
BOTA

Alarm në SHBA/ Avioni bën ulje emergjente në Detroit, FBI rrethon zonën

22:20 : 29/03/2026
BOTA

Tragjedi në Kolumbi, rrëzohet avioni me 110 ushtarë në bord

17:42 : 23/03/2026
BOTA

Avioni përplaset me një automjet në pistë, mbyllet përkohësisht aeroporti. Anulohen fluturimet

08:25 : 23/03/2026
Para

Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, digjet një makinë në zonën e Krujës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom