Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës, 42-vjeçarit që u masakrua me thikë më 28 tetor në Kalanë e Beratit, ku kishte shkuar për vizitë me familjen ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, ajo ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes që i mori jetën burrit të saj, përballë fëmijëve të mitur.
Sipas rrëfimit të bashkëshortes së tij, Vjola Haxhia, familja kishte ardhur për pushime nga Britania e Madhe dhe gjatë vizitës në kala, vajza e tyre e vogël kishte kërkuar të prekte një kalë të lidhur pranë qendrës. Në atë moment, pronari i kalit, 63-vjeçari Kristo Mema, i njohur edhe si Kontandin Hoxha, reagoi me tone të ashpra dhe filloi ta ofendonte.
Sipas saj Keli tentoi të shmangte konfliktin, por teksa po largohej, Mema e goditi me thikë në bark.
“Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare. Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. Theksoj se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen. I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto. Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok ,qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin”, shkruan bashkëshortja e Keli Hoxhës.
Ngjarja ndodhi në oborrin e kalasë, në një zonë që është aktualisht në rindërtim, përpara familjes së tij dhe dhjetëra turistëve të tjerë.
Autori, që ushtronte pa leje aktivitetin e shëtitjeve me kalë në kalanë e Beratit, është arrestuar dhe gjykata e ka lënë në burg. Familjarët e viktimës mohojnë versionet që flasin për një debat mbi pagesën, duke sqaruar se konflikti nisi vetëm sepse Hoxha e preku kalin me dorë. Ata thonë se 42-vjeçari u përpoq të ruante qetësinë dhe se fjalët e fundit të tij ishin më vrau me thikë. Me origjinë nga Tropoja dhe banues në Britani, Hoxha ndërroi jetë në Spitalin e Beratit pak minuta pas ngjarjes, ndërsa familja e tij kërkon drejtësi për krimin e kryer përpara syve të fëmijëve të mitur.










