Një qytetare ka denoncuar laboratorin “Intermedica”, me degë në zonën e Institutit në Tiranë, pasi sipas saj nuk kryen analizat ashtu siç duhet por vetëm plotëson letra boshe duke rrezikuar kështu shëndetin e qytetarëve.
Ajo ka treguar se me datë 27 tetor kushërira e saj ka kryer një analizë urokulture, por rezultati i analizës ka dalë po atë ditë, ndonëse kjo lloj analize kërkon të paktën 48 deri në 72 orë për t’u përpunuar. E sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se në dokumentin e analizave ishte shënuar gjinia e gabuar, nga femër në mashkull, ç’ka sipas saj tregon se analiza nuk është kryer fare.
Sipas saj, ky laborator nuk i kryen në të vërtetë analizat, por thjesht plotësojnë fletët dhe i dorëzojnë si rezultate zyrtare, duke marrë njerëzit në qafë.
Ajo kërkon që autoritetet të verifikojnë mënyrën e punës së laboratorëve privatë dhe të vendosin kontrolle më të rrepta mbi cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Denoncimi i qytetares për JOQ:
Kusherira ime ka bere analizat tek Intermedica ne Institut dhe nuk i nxjerin rezultatet e sakta thjesht i kalojne si leter analizat se nuk i bejne fare, marrin njerzit ne qafe . Edhe nga femer i bejne gjinine mashkull. E ka bere me date 27 dhe po me date 27 i ka dal pergjigjja kur nje urokulture e sakte do 48-72 ore te dali , jo per pese min .Gjinia Eshte e shkruar mashkull dhe as nuk i bejne fare analizat thjesht shkrujn letra kot












