Lumturia është për kur ajo se çka ti e mendon, ajo se çka e ti thua, dhe ajo se çka e ti bënë, janë në harmoni me njëra tjetrën” Mahtama Gandi
Pse duket kaq e komplikuar të jesh i/e lumtur?
Që të gjithë e kemi pyetur vetën me këtë pyetje shumë herë. Ndoshta ju ndodhë sepse zona e famshme e komfortit tanimë nuk është e mjaftueshme për ty.
Ose ndoshta, e ke ndjenjën se njeriu duhet të gjejë ndonjë mënyra më të mirë që do e bëjë të ndihet më mirë në jetë. Në fakt, kjo, është më së e vërtetë.
Së pari, zgjedh të jesh e lumtur, dhe pastaj mendo si të bëhesh i/e lumtur
Bonnie Ware, ka punuar në kujdesin për personat që i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë. Në këtë proces ai ka arritur të konkludoj gjatë kohës që kanë qëndruar me ta, se të gjithë janë penduar dhe kanë dhënë mendime të tilla si : “Po shpresoj që do të kisha guximin që të jetoj jetën time për vete, jo atë se çka të tjerët kanë pritur nga unë”.
Jetën që ne e kemi është vetëm një dhe është shumë e shkurtër. Ne në mënyrë naive besojmë se lumturia do të zbresë nga qielli, dhe do të vendoset në jetën tonë ashtu papritmas në formë parasë, mundësive, dhe personave që mund të vinë në jetën të tonë. Në fakt lumturia është një udhëtim shumë më i gjatë se ky, dhe më i thellë.
Është një vendim i çdo ditshëm që të jesh i lumtur, dhe si çdo zakon tjetër, kërkon një kompromis konstant. Një studim i realizuar nga June Gruber, sugjeron se ata që e kërkojnë në mënyrë konstante lumturinë dhe si të jenë të lumtur, mund të i krijojnë ankth vetës. Në realitet lumturia nuk është një produkt që ti bënë një gjë dhe duhet të ndihesh i/e lumtur, por është ndryshim i stilit të jetës, dhe nuk mund të arrihet si me magji transmeton Gazeta Express
Mund të fillosh tani duke i bërë disa ndryshime të thjeshta si :
- Fal të tjerët,
• Lëre të shkoj çdo gjë që të bën keq,
• merri gjërat me qetësi (nuk mund të i kontrollosh të gjitha gjërat),
• Jepi prioritet paqes
• Redifino vlerat e tua,
• Buzëqesh më shumë,
• Thuaj faleminderit të tjerëve,
• Mos i bëjë presion vetës,
• Ha ngadalë dhe shijoje çdo ushqim
Suksesi nuk të bënë të ndihesh e lumtur
Kjo ndikon tek të gjithë, sepse është ende ky mentalitet i instaluar në shoqërinë tonë. Presioni kulturor dhe social në këtë aspekt, na ka drejtuar drejt mendimit se një rol, një pozicion në një firmë, një çek i madh i të hollave në fund të muajit, apo një projekt pune që po shkon për se mbari, janë këto që na japin lumturinë.
Por : çka do të ishim ne sikur të gjitha këto zhduken për një ditë ?
Në realitet janë gjëra të mira edhe çeku, pozita, edhe projekti që shkon mirë, çka është e gabuar në gjithë këtë është të e kushtëzojmë jetën tonë, dhe “lumturinë” tonë vetëm në këto gjëra.
Rrethoju me njerëz të lumtur
Lumturia është si një sëmundje e bukur ose një virus që është përhapet përreth nesh.
Të jesh e rrish me njerëz pozitiv, të cilët të falënderohen, janë entuziastë, na jep ndjenjën e të qenurit mirë si dhe transmeton një energji speciale e cila lejon që dita jote të jetë më e mirë. Një studim i BMJ përfshinë lumturinë që njerëzit varen në një masë të madhe nga personat me të cilët rrinë.
Për këtë arsye është më se e nevojshme të dish të zgjedhësh se kush do që të rrijë afër jush, pasi që influenca si pozitive si negative është e madhe.
A nuk ju duket e lodhshme që të qëndrosh me njerëz që krejt se çka bëjnë në jetë është të ankohen. Këta persona, fatkeqësisht, nuk bëjnë asgjë tjetër pos që na kthejnë mbrapa në jetën tonë, duke mos na dhënë asgjë pozitive asnjëherë.
Jeto në të tashmën
Një studim i publikuar në Sciencemag, thotë që personat që kalojnë 47% të kohës së tyre duke menduar rreth së ardhmes. Gjë që lë të kuptojë se është një mungesë e së tashmes, të vendimeve që ne marrim, si dhe të momenteve që duhen kujtuar.
Dhe krejt rastësisht, një ditë themi se si erdhi krishtlindja apo viti i ri kaq shpejt ?
Ose si është e mundur që të gjitha këto gjëra kanë ndodhur këtë vit ?
E kaluara më nuk është, nuk mund të llogaritësh në të djeshmen, e aq më pak në të ardhmen. Ajo se çfarë kemi është e tashmja, dhe në të cilën duhet të mësohemi të e jetojmë.
Bëj ndonjë aktivitet fizik çdo ditë.
Nëse ke qene i/e lodhur, do të kesh më shumë energji, nëse ke qenë i brengosur do të jesh më pak i tensionuar, nëse nuk të pëlqen trupi yt, do të pëlqej më shumë.
Një studim i Universitetit të Arizonës thotë se të bësh ushtrime fizike do të bëjë më mirë se meditimi, ose terapia me muzikë. Kjo ju ndihmon për ankth si dhe për shumë probleme të tjera që përballemi çdo ditë.