Avokati Ulian Barjami u arrestua pasi, gjatë një seance gjyqësore, deklaroi në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin Gjergji Ceka dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij.
Prokurori Gjergji Ceka reagoi ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”, veprim ky që nga Dhoma e Avokatisë cilësohet si një precedent i rrezikshëm për fjalën e lirë dhe ushtrimin e profesionit të avokatit në mbrojtje të ligjit.
Mashtrimi i Prokurorisë me audion e prerë
Prokuroria e Elbasanit shpërndau për mediat një audio të prerë, për të manipuluar opinionin publik dhe legjitimuar arrestimin e avokatit, Ulian Barjami.
Por e gjitha u zbulua se ishte një manipulim për të mbrojtur prokurorin Gjergj Ceka pasi në audion e plotë të publikuar nga avokati Arben Llangozi duket qartë se nuk ka kërcënim.
Avokati Arben Llangozi theksoi Uljan Bajrami ndodhet përballë një sistemi që përpiqet ta shkatërrojë vetëm pse nuk pranoi të bëhet pjesë e lojës së pistë.
Bëmat e prokurorit Gjergj Ceka ndër vite me vonesat tej limiteve
Një aksident rrugor i ndodhur në fund të vitit 2019 u vonua përtej limiteve ligjore të hetimeve nga prokuroria e Pogradecit. Në 2021, pas shumë vitesh, prokurori Gjergj Ceka, pretendonte se i duhej ende kohë për të hetuar një aksident automobilistik të ndodhur në vitin 2019.
Referuar kodit të procedurës penale për të hetuar një çështje, afati ligjor është 3 muaj dhe më pas çështja kalon për gjykim. Në rast se veprimet hetimore nuk mbyllen brenda 3 muajve, atëherë kërkohet një shtyrje afati edhe me 3 muaj të tjerë. Kjo shtyrje mund të vijojë deri në 1 vit nga regjistrimi i veprës penale. Nëse rasti që po hetohet është i komplikuar afati i hetimeve zgjatet më shumë se 1 vit vetëm me urdhër të prokurorit të
Për rastin konkret, nuk kishte asnjë argument për shtyrje afatesh për aq kohë sa ekspertimi teknik për përcaktimin e fajtorit të aksidentit ishte bërë, dhe mjetet e përfshira në aksident, prej 2 vjetësh qëndronin të sekuestruara si provë materiale në dispozicion të hetimit.
Por kjo nuk është hera e parë që prokurori i pogradecit Gjergji Ceka mban përtej afateve të arsyeshme të bllokuara mjete te përfshira në shkelje.
Në shkurt të po atij viti, emisioni investigativ STOP denoncoi mbajtjen nën sekuestro përtej afateve të një mjeti të dhënë me qera, me të cilin u konstatua se ishte bërë transporti i disa emigrantëve të paligjshëm.
Megjithëse autori i kësaj vepre penale u arrestua, prokurori prej 4 muajsh mbante të bllokuar mjetin ML të një kompanie që jepte makina me qera. Vetëm pas ndërhyrjes së medias mjeti iu kthye kompanisë dhe hetimet vijuan për veprën penale dhe të dyshuarin.