Qarkullimi i automjeteve në disa zona kryesore të Tiranës do të jetë i kufizuar sot për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”.
Ndalimi i qarkullimit do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 16:00, dhe do të prekë një sërë rrugësh dhe bulevardesh të qytetit.
Segmentet me kufizim qarkullimi janë:
- Sheshi “Nënë Tereza”
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
- Rruga “Gjergj Filipi”
- Rruga “Papa Gjon Pali II”
- Rruga “Ismail Qemali”
- Bulevardi “Bajram Curri” (deri te ura e “Taiwan”)
- Kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit
- Rruga “George W. Bush”
- Rruga “Abdi Toptani”
- Bulevardi “Zog I”
- Bulevardi i Ri
- Rruga “Ded Gjo Luli”
- Rruga e “Durrësit”
- Rruga e “Kavajës”
- Rruga “Myslym Shyri”
- Bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”)
- Rruga “Ibrahim Rugova”
- Rruga “Lek Dukagjini”
Konkretisht, bllokim të lëvizjes së makinave do të ketë në itinerarin e plotë të maratonës, duke nisur nga sheshi “Nënë Tereza”, për të vijuar me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kthesë pranë Pallatit të Kongreseve, sheshi “Papa Gjon Pali II”, për të vijuar drejt rrugën pranë RTSH-së, deri në unazë të mesme.
Më tej bllokimi do të vijojë te ura e Rrugës së Elbasanit, me vijim para godinës së Parlamentit, në sheshin “Skënderbej” ku është edhe pika e nisjes dhe përfundimit të maratonës, e më pas deri në bulevardin Zogu i Parë dhe ai i Ri.
Në kthim të garuesve, do të ketë bllokim të unazës së vogël pranë Muzeut Historik, për të vijuar te Rruga e Durrësit, më pas në Rrugën e Kavajës, te Myslym Shyri dhe në bulevardin Zhan D’Ark, nga ura e Gjykatës Civile deri te ajo e ish-Bllokut, të dyja krahët.
Bllokimi do të vijojë përmes ish-Bllokut në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe në fund rruga “Lek Dukagjini” që bashkohet me sheshin “Nënë Tereza”.
Qarkullimi i automjeteve do të bëhet:
- Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, ruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí “21 Dhjetori. ruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, ruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
- Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
- Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.
- Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu l” me rugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
- Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.
- Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
- Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
- Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
- Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
- Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
- Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kufizime edhe për transportin urban dhe automjetet e tjera
Për të garantuar mbarëvajtjen e maratonës, do të pezullohet përkohësisht edhe itinerari i mjeteve të transportit urban, që kalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” dhe të gjitha rrugët që ndërpriten nga ky itinerar.
Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
- Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
- Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.
- Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.
- Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
- Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”.
- Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”
- Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga e “Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
- Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
- Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
- Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
- Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
- Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).
- Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.
Gjithashtu, më datë 19.10.2025, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier, atyre teknologjikë dhe të pasagjerëve (me përjashtim të transportit urban qytetas) brenda Unazës së Madhe.
Qarkullimi për automjetet e shërbimeve emergjente dhe të Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha rrugët e përmendura.