• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Ulian Barjamit/ Avokati LLangozi publikon audion e seancës

09:10 : 19/10/2025
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Skandali i arrestimit të avokatit/ Prokuroria e Elbasanit manipulon provat, ja audio e plotë

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten, në fund vetëshpallet fituese

Policia e Elbasanit ka arrestuar avokatin Ulian Barjami me akuzën për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqit. Avokati po mbronte të dyshuarin Maksim Lika në Gjykatën e Elbasanit, i cili u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni në Elbasan.

Ndërkohë, avokati i njohur Arben LLangozi ka siguruar audion e seancës gjyqësore ku duket qartë ajo çfarë ka thëne avokati i arrestuar dhe dëgjohet qartë deklarimi kërcënues i prokurorit se do ta arrestonte.

Audio e seancës:

Avokati Arebn Llangozi shprehet se Uljan Bajrami ndodhet përballë një sistemi që përpiqet ta shkatërrojë vetëm pse nuk pranoi të bëhet pjesë e lojës së pistë.

Reagimi i plotë:

Uljan Barjami, Avokati që po paguan çmimin e ndershmërisë në një sistem të kalbur

Arrestimi i avokatit Uljan Barjami është një nga ngjarjet më tronditëse që ka goditur drejtësinë shqiptare në vitet e fundit. Është po aq i rëndë sa vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sepse në të dy rastet është goditur në zemër vetë drejtësia. Njëri u vra fizikisht, tjetri po “vritet” për së gjalli nga një sistem që nuk duron dot zërin e ndershëm dhe kritik ndaj manipulimit.

Ajo që po ndodh me Uljanin është pasqyra më e qartë e një realiteti të frikshëm, kur ligji përdoret si armë kundër atyre që e mbrojnë, atëherë shteti ka dështuar. Oficerë, prokurorë dhe gjyqtarë që bashkëpunojnë për të manipuluar prova, që krijojnë akuza të rreme dhe mbulojnë të vërtetën, janë shndërruar në një zinxhir të njëjtë korrupsioni. Ata nuk kërkojnë drejtësi, por pushtet. Nuk mbrojnë ligjin, por interesat e errëta që i komandojnë dhe veprimet e tyre kriminale.

Uljani nuk është një avokat i zakonshëm. Ai është një simbol i kurajos profesionale dhe njerëzore, një zë që flet aty ku të tjerët heshtin. Ai është hero i punës, i ndershmërisë dhe i përkushtimit ndaj ligjit, një shembull i gjallë i asaj çfarë duhet të jetë avokatia, mburojë për të pafuqishmit, jo armë e pushtetit.

Sot, ai ndodhet përballë një sistemi që përpiqet ta shkatërrojë vetëm pse nuk pranoi të bëhet pjesë e lojës së pistë. Por rasti i tij nuk është vetëm i tij, është kauza e gjithë shoqërisë që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi të vërtetë. Nëse heshtim sot për Uljanin, nesër do të jetë dikush tjetër në vendin e tij.

Prandaj është koha të reagojmë. Të mos pranojmë më drejtësi të manipuluar, prokurorë që bëjnë pazare dhe gjyqtarë që marrin urdhra. Uljani është prova se ende ka njerëz që besojnë tek ligji, tek e vërteta dhe tek ndershmëria dhe për këtë arsye është i rrezikshëm për ata që ndërtojnë karrierën mbi mashtrimin.

Uljan Barjami nuk duhet të lihet vetëm. Kauza e tij është kauza e dinjitetit njerëzor, e besimit tek drejtësia dhe e shpresës se Shqipëria mund të ketë ende njerëz që nuk shiten.

Etiketa: arben llangoziUljan Bajrami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali i arrestimit të avokatit/ Prokuroria e Elbasanit manipulon provat, ja audio e plotë

11:54 : 19/10/2025
AKTUALITET

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten, në fund vetëshpallet fituese

22:01 : 07/10/2025
AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
AKTUALITET

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025
AKTUALITET

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

19:21 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës

11:03 : 09/09/2025
Para

Maratona e Tiranës/ Akset rrugore ku do të ketë bllokim dhe kufizim të qarkullimit

TË GJITHA

Serbi: Varësi nga nafta ruse dhe sanksione nga SHBA

13:25 : 19/10/2025

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

13:08 : 19/10/2025

Kapen me drogë dhe armë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

13:00 : 19/10/2025

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

12:45 : 19/10/2025

Grabitje spektakolare në muzeun e Luvrit, 3 persona marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit

12:29 : 19/10/2025

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

12:11 : 19/10/2025

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com