• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flinte me armë te koka! I shtrirë në tokë, momenti kur RENEA arreston nipin e Astrit Avdylajt/ Ja ku fshihej

10:36 : 14/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Arratia e Aldo alias Elidon Avdulajt, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit më 2 tetor, ku u godit grupi i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt, ka zgjatur vetëm pak ditë pasi u vu në pranga mëngjesin e sotëm.

37-vjeçari u kap nga Forcat Renea dhe Operacionale në bashkëpunim me policinë e Durrësit, teksa fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

Ndaj tij rëndojnë tre akuza: Vrasja me paramendim, kryer për hakmarrje, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.

Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës.

Lexo edhe:

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

Aldo Avdyli i dyshuari kryesor, SPAK drejt tërheqjes së dosjes për zhdukjen e Vis Martinajt

Aldo alias Elidon Avdulaj

Avdylaj rezulton i përfshirë në përgjime ku dëgjohet të thotë: “Unë vras 10 vetë, nëse thua ti”, një frazë që hedh dritë mbi strukturën hierarkike dhe mënyrën e funksionimit të grupit.

Vrasja e Edmir Bregut

Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas komunikimeve në Sky ECC të grupit të Rrumit të Shijakut dhe Astrit Avdylajt. Sipas SPAK, porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrje për tentativën për të vrarë Aldon.

Si ekzekutorë vepruan Alfred Doka dhe Ermir Dedja. Doka është në kërkim, ndërsa Dedja u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës.

Si ndihmës, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume.

Viktima, Edmir Bregu

Operacioni i SPAK

Më 2 Tetor, SPAK kreu një operacion që çoi në shkatërrimin e dy grupeve kriminale në Gjirin e Lalzit, grupit të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe i Astrit Avdylajt, të përfshirë në vrasje dhe në tjetërsime pronash përmes falsifikimit të dokumenteve.

Në kuadër të hetimit, u sekuestruan 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m², në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.

Në pranga u vunë 4 persona: Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume, Vlash Brahja dhe Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu, i cili ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Revanshi.

Aldo Avdylaj del në komunikimet e SkyEcc me Rrumin e Shijakut edhe për toka në Gjirin e Lalzit.

Në dosjen e SPAK, zbardhen edhe biseda të Aldo Avdylajt me xhaxhain Astrit Avdylajn ku ky i fundit e udhëzonte që të tregohej i kujdesshëm për “punët” që kryenin dhe të mos i merrnte vesh Rrumi i Shijakut.

PAMJE nga arrestimi i Aldo Avdylajt

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur RENA mësyn në apartamentin ku ishte fshehur nipi i Astrit Avdylajt, Aldo Avdylaj. Ai dallohet i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar.

Gjatë kontrolleve në apartamentin në Kopshtin Zologjik ku fshihej Aldo Avdylaj, u gjet edhe një armë poshtë jastëkut. Arma e gjetur në shtratin e Avdylajt është sekuestruar bashkë me municion luftarak.

“Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

Etiketa: Aldo AvdylajAstrit Avdylaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli i dyshuari kryesor, SPAK drejt tërheqjes së dosjes për zhdukjen e Vis Martinajt

10:33 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kapje me “IMSI Catcher”/ Si u fut në “çark” Aldo Avdyli? I merret ADN-ja, pyetet për 2 atentate në Tiranë

20:20 : 16/10/2025
AKTUALITET

U arrestua një ditë më parë, GJKKO lë në burg nipin e Astrit Avdylajt!

15:48 : 15/10/2025
Edmir Bregu, Aldo Avdylaj
AKTUALITET

“Unë vras 10 vetë nëse thua ti”/ U vu sot në pranga, çfarë thoshte në përgjime Aldo Avdylaj

10:03 : 14/10/2025
Para

KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom