• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Shkrime promocionale

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025
në Shkrime promocionale

Pasditen e djeshme, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u shndërrua për pak minuta në një skenë të pazakontë arti. Pasagjerët dhe vizitorët u përballën me një surprizë të vërtetë – një performancë kërcimi bashkëkohor, e realizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë (IDFT).

Në mes të terminalit të nisjeve, trupat e valltarëve të G.U.I.D. – Grupit Urban të Ndërhyrjeve të Kërcimit, të drejtuar nga koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj, sollën një shfaqje që ndërthurte lëvizjen, hapësirën dhe spontanitetin. Performanca, e konceptuar për hapësira publike dhe të papritura, u mirëprit me entuziazëm nga qindra qytetarë dhe turistë, të cilët u ndalën për ta ndjekur, shumë prej tyre duke e filmuar apo duke u bërë pjesë e momentit.

Performanca në aeroport ishte simbolikë e qartë e temës që përshkon edicionin e katërt të festivalit — “kërcimi si udhëtim”. Udhëtimi fizik i pasagjerëve u bashkua me udhëtimin emocional që krijon arti, duke zhdukur kufijtë mes skenës dhe jetës së përditshme. Për disa minuta, aeroporti u bë një hapësirë bashkimi mes artistëve dhe publikut, mes realitetit të fluturimeve dhe fantazisë së trupit në lëvizje.

Lexo edhe:

“Rënia” e Microsoft/ Reagon TIA: Ne s’jemi prekur, por ka vonesa të mbërritjeve të avionëve në Rinas

“Jam shumë i lumtur sa herë që vij në Shqipëri, se është vendi i prindërve të mi. Kësaj here vendosa të vij me produksione më të vogla se herët e tjera.

Kam ardhur me një grup që preferon të performojë në disa nga hapësirat urbane më të njohura të Tiranës, në zona të ndryshme të kryeqytetit, u shpreh Preljocaj, i cili ka sjellë këtë vit në Tiranë një program që ndërthur artistët ndërkombëtarë me publikun vendas në hapësira urbane, si Sheshi Skënderbej, Piramida, Vila 31, Pazari i Ri dhe Aeroporti i Tiranës.

Sipas organizatorëve të IDFT, përfshirja e Aeroportit të Tiranës në itinerarin e festivalit synon të tregojë se arti mund të ndodhë kudo — në hapësira që zakonisht lidhen me tranzit, pritje dhe nxitim.

Performanca u zhvillua me mbështetjen e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si pjesë e nismës për ta decentralizuar artin e kërcimit dhe për ta sjellë atë në hapësirat më të gjalla të qytetit.

Aeroporti, që shënoi dje “fluturimin” e parë të këtij edicioni, tregoi se kërcimi nuk njeh kufij – as gjeografikë, as kulturorë. Në Tiranën e këtij tetori, çdo hap mund të jetë vallëzim, dhe çdo udhëtim – një takim me artin.

Etiketa: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rënia” e Microsoft/ Reagon TIA: Ne s’jemi prekur, por ka vonesa të mbërritjeve të avionëve në Rinas

12:03 : 19/07/2024
Para

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

TË GJITHA

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025

“Qiejt sot janë të qetë”, Trump: Ky është fundi i luftës e terrorit dhe fillimi i shpresës

13:23 : 13/10/2025

Berisha kundër mazhorancës për Avokatin e Popullit: Rama i pangopur, ta hedhin kandidaturën në votim!

13:19 : 13/10/2025

Padi për shpifje/ Gjykata dhe Prokuroria i “thyejnë hundët” mashtruesit të ilaçeve, Nadir Çausholli

13:11 : 13/10/2025

Theu masën e sigurisë, bie në pranga 44-vjeçari në Lushnjë

13:09 : 13/10/2025

Deklaratat e Von der Leyen, Berisha: Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për integrimin në BE

13:04 : 13/10/2025

Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza

12:53 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com