GJKKO ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës.
Sipas vendimit të fundit, Molla është dërguar në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, duke lënë pas arrestin me burg.
Kujtojmë se Redi Molla, ish drejtori i UKT-së, bashkë me Mariglen Qaton, ish drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, u arrestuan nga SPAK, pasi akuzohen se nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të drejtuar indirekt prej tyre, kanë përfituar dhjetra miliona euro para publike, përmes prokurimeve të Bashkisë së Tiranës dhe institucionet vartëse të saj.














