• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tmerri i 7 Tetorit 2023: Izraeli pas dy vitesh luftë në Gazë

Sulmi i 7 tetorit nga Hamasi e tronditi Izraelin në rrënjë. Si kundërpërgjigje, vendi nisi një fushatë ushtarake në Gazë, e cila shpesh ka shkuar përtej kufijve të tij.

08:22 : 07/10/2025
në BOTA

7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kufirin e blinduar të Gazës dhe nisën sulmin në Izrael, duke vrarë rreth 1200 vetë dhe duke pengmarrë 251 të tjerë në territorin e vogël palestinez. Përjetimi i një dobësie të tillë çoi drejt një traume që ndihet ende në Izrael edhe sot.

Një ditë më pas, në 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi sulmin në Gazë dhe dy vitet që pasuan ishin të tmerrshme për palestinezët në enklavë. Aksionet e ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë vrarë të paktën 66 mijë vetë – 80% prej të cilëve civilë – dhe kanë plagosur rreth 169 mijë të tjerë, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila drejtohet nga Hamasi. Agjencitë botërore besojnë se shifrat e vërteta të numrit të vdekjeve janë shumë herë më të larta.

Organizata Botërore e Migracionit ka raportuar se 90% e shtëpive në Gazë janë shkatërruar ose dëmtuar, duke lënë 1.9 milionë banorë – nga 2.1 milionë në total – të zhvendosur brenda vendit. Për shkak të „bllokadës së plotë“ që Izraeli ka vendosur ndaj Gazës, pjesë të mëdha të territorit po përjetojnë një zi akute buke që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e të paktën 450 vetëve, 150 prej të cilëve fëmijë.

Synimet e Izraelit, të arritura pjesërisht

Lexo edhe:

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

Pas sulmit të 7 tetorit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përcaktoi dy objektiva kryesore për luftën në Gazë: të rikthente të gjithë pengjet izraelite dhe të “shkatërronte” Hamasin. Dy vite më vonë, ai nuk ka përmbushur asnjërin prej objektivave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duke folur për planin amerikan të propozuar nga Trump
Benjamin Netanyahu përcaktoi dy objektiva kryesore për luftën në Gazë: të rikthente të gjithë pengjet izraelite dhe të “shkatërronte” Hamasin.Fotografi: Debbie Hill/Pool/REUTERS

Nga 251 pengjet që u çuan në Gazë, 148 janë kthyer të gjallë në Izrael. Tetë u gjetën nga IDF, ndërsa 140 të tjerët u liruan nga Hamasi në këmbim të qindra palestinezëve të kapur nga Izraeli. Trupat e disa pengjeve izraelite janë rikthyer në Izrael. Sipas qeverisë së Izraelit, 48 pengje janë ende të mbajtur peng. Nga këta, vetëm 20 mendohet të jenë gjallë.

Hamasi, të cilin Izraeli, BE-ja dhe SHBA-të, mes shumë qeverive të tjera, e konsiderojnë organizatë terroriste, është ende i pranishëm në Gazë, megjithëse shumë nga luftëtarët e tij janë vrarë gjatë dy viteve të fundit. Izraeli ka vrarë gjithashtu një sërë figurash kryesore të Hamasit, midis tyre Ismail Haniyeh dhe Yahya Sinwar. Pavarësisht këtyre vrasjeve, grupi vazhdon të veprojë.

Në fund-shtatorin e këtij viti, presidenti i SHBA-së Donald Trump paraqiti një plan paqeje me 20 pika për Gazën, i cili kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe çarmatimin e Hamasit, luftëtarët e të cilit, në rast se “angazhohen për bashkëjetesë paqësore” me Izraelin, do të amnistohen. Kjo nënkupton fundin e Hamasit si një milici e armatosur.

Armiqtë e dobësuar të Izraelit

Luftimet nuk janë kufizuar vetëm në Qyztetin e Gazës gjatë dy viteve të fundit. Hezbollahu, i cili është aktiv në Liban, dhe Huthët e Jemenit shprehën solidaritet me Hamasin kur filloi lufta në Gazë. Të trija organizatat, Hezbollahu, Huthët dhe Hamasi, raportohet se marrin mbështetje financiare nga Irani.
Hezbollahu nisi sulme të shumta kundër Izraelit në vitet 2024 dhe 2025, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Huthët gjithashtu e kanë shënjestruar vazhdimisht Izraelin me raketa dhe dronë.
Izraeli ndërmori veprime ushtarake kundër të gjitha këtyre organizatave, duke vrarë në një shpërthim në Bejrut udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe të tjerë luftëtarë të Hezbollahut në një sulm të koordinuar shpërthimesh nga pajisje elektronike, që tërhoqi vëmendjen e mediave në shtator të vitit 2024. Sulmet ajrore në Libanin jugor e dobësuan më tej Hezbollahun.

Gjithashtu, forcat ajrore të Izraelit sulmuan Iranin për disa ditë, duke dëmtuar rëndë objektet bërthamore. Vrasja e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në qendër të Teheranit, e vuri në pozitë të vështirë regjimin e Iranit.

Rrëzimi i sundimtarit jetëgjatë të Sirisë, Bashar Assad, nga rebelët në fund të vitit 2024 nënkuptonte që Irani humbi edhe një aleat rajonal. Kundërshtarët e Izraelit në Iran, Siri, Liban dhe Gazë pësuan goditje të rënda, me supremacinë ushtarake izraelite në rajon, më e vendosur se kurrë.

Akuzat për gjenocid ndaj Izraelit 

Mënyra se si Izraeli e ka zhvilluar luftën në Gazë, ka shkaktuar dënim ndërkombëtar.

Gjatë dy viteve të fundit, ushtria izraelite ka bombarduar spitale, kampe refugjatësh dhe shkolla në Gazë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë, si dhe gazetarë, punonjës shpëtimi dhe ndihmës të panumërt. Në shumë raste, Izraeli ka bllokuar qëllimisht shpërndarjen e ndihmave që synojnë të lehtësojnë vuajtjet e popullsisë civile të Gazës. Zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se qëllimi ishte të parandalohej që furnizimet me ndihma të merreshin nën kontroll nga Hamasi.

Këto veprime, mes shumë syresh, kanë ngritur akuzat se qeveria e Izraelit po kryen gjenocid kundër palestinezëve. Një komision i pavarur i të drejtave të njeriut pranë OKB-së, si dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit dhe organizatat izraelite të të drejtave të njeriut si B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut, thonë se Izraeli po kryen gjenocid. Qeveria e Netanyahut e mohon këtë, duke pretenduar se nuk ka prova dhe se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes.

Në dhjetor 2023, Afrika e Jugut ngriti padi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shkelje të Konventës së OKB-së për Gjenocidin. Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe ministrit të tij të atëhershëm të mbrojtjes, Yoav Gallant, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Qeveria izraelite dhe mbështetësit e saj i hodhën poshtë urdhër-arrestet. Më vonë Hungaria njoftoi tërheqjen e saj nga GJND-ja.

Njohja e shtetit palestinez

Kushtet e vështira në Gazë i kanë dhënë vrull përpjekjeve për të njohur një shtet të pavarur palestinez. Rreth 140 shtete në mbarë botën e kanë njohur shtetin palestinez para 7 tetorit 2023. Dy vite më vonë, 20 shtete të tjera – ndër to Franca, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Australia dhe Kanadaja – e kanë njohur zyrtarisht Palestinën.

Në këtë mënyrë, qeveritë kanë shprehur mbështetje për zgjidhjen me dy shtete: Një Palestinë të pavarur përkrah Izraelit. Netanyahu pretendon se shtetësia palestineze do ta “shpërblente” Hamasin. Por qeveritë që kanë ofruar këtë zgidhje, e kanë përjashtuar mundësinë që Hamasi të luajë ndonjë rol në shtetin palestinez.

Shumë vende kanë ndaluar eksportet e armëve drejt Izraelit, për shkak të luftës së vazhdueshme në Gazë. Disa shtete, përfshirë Kolumbinë, Afrikën e Jugut dhe Malajzinë, kanë vendosur sanksione ndaj Izraelit.

Bashkimi Europian ka diskutuar masa ekonomike ndëshkuese. Një numër  gjithnjë e në rritje i shteteve anëtare mbështesin gjithashtu pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, kufizimin e udhëtimit pa viza në Bashkimin Europian për qytetarët izraelitë dhe bllokimin e importeve nga vendbanimet izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor. Megjithatë, Gjermania dhe disa shtete të tjera anëtare të BE-së, deri tani, kanë refuzuar të pajtohen me këto masa.

Fragmentimi shoqëror i Izraelit

Në Izrael, shoqëria është e ndarë në dy kampe, nëse vendi duhet të vazhdojë luftën e tij në Gazë. Ministrat e ekstremit të djathtë, që mbulojnë sigurinë kombëtare dhe financat, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, janë në favor të veprimeve të vazhdueshme ushtarake kundër Hamasit dhe kanë sugjeruar publikisht se Izraeli mund të aneksojë Bregun e pushtuar Perëndimor, hap i cili do t’i jepte fund çdo plani për një zgjidhje me dy shtete.

Grupime të tjera në shoqërinë izraelite – sidomos të afërmit e pengjeve që janë ende në Gazë – prej muajsh bëjnë thirrje për armëpushim. Ata kanë organizuar protesta javore dhe kanë kërkuar zgjidhje të negociuar. Shumë thonë se ndihen të braktisur nga qeveria e tyre.

Banorë të Izraelit duke mbajtur pankarta në duar dhe duke protestuar në rrugët e Tel Avivit
Grupime të tjera në shoqërinë izraelite – sidomos të afërmit e pengjeve që janë ende në Gazë – prej muajsh bëjnë thirrje për armëpushim.Fotografi: Eyal Warshavsky/SOPA Images/ZUMA/picture alliance

Arabo-izraelitët, veteranët e ushtrisë dhe të afërmit e rekrutëve të IDF-së kanë dalë gjithashtu në rrugë për të kundërshtuar luftën. Në përgjithësi, më shumë se 60% e popullsisë izraelite mbështet armëpushimin, sipas një sondazhi të publikuar në korrikun e këtij viti.

Nëse zbatohet, plani i Trump për Gazën mund të ketë sukses në arritjen e një armëpushimi, por plagëve të shkaktuara nga lufta do t’u duhen dekada për t’u shëruar./DW

Etiketa: gazehamaslufte

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025
BOTA

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025
RAJONI

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
Para

Këmbimi valutor 7 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

11:48 : 07/10/2025

Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba

11:40 : 07/10/2025

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut

11:30 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, Ambasada Britanike: Duhen masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve

11:29 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë/ Bardhi: Retorika e Ramës ndaj gjyqtarëve nxit vetëgjyqësinë

11:22 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com