Një 52-vjeçar shqiptar, Ludovik Keqaj, është gjobitur me 7 000 paund në Londër, pasi u kap duke shitur “hot dogë” dhe kikirikë të pjekur në mënyrë të paligjshme në urën e njohur “Westminster”.
Mediat e huaja raportojnë se Keqaj kishte vite që ushtronte këtë aktivitet me një karrocë ambulante, edhe pse tregtia e tillë është e ndaluar që prej vitit 1999. Autoritetet e kanë përshkruar atë si një nga tregtarët ilegalë më fitimprurës të zonës.
Policia vendosi të përdorte një metodë të pazakontë për kapjen e tij. Oficerët u maskuan si personazhe të njohur, mes tyre “Batman” dhe “Robin”, për t’u afruar pa rënë në sy dhe për të kontrolluar aktivitetin ilegal.
52-vjeçari u përball me gjashtë akuza për tregti pa licencë, ku për secilën gjobit 670 paund, ndërsa iu shtua dhe një gjobë prej 1 666 paundësh për mosrespektim të një urdhri komunitar.