• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomia nuk po kreditohet më, prej 6 muajsh huadhënia në rënie

09:09 : 31/05/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Huaja për ekonominë ka shënuar rënie në prill, për të gjashtin muaj radhazi, në një sinjal që bizneset kanë frenuar investimet.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill, stoku i kredisë për ekonominë ishte 546 miliardë lekë, me një rënie prej 0.4% në raport me muajin e mëparshëm. Tkurrja ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e rënies së huasë në valutë, ku efekt ka pasur zhvlerësimi i euros, pasi të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportohen në lekë.

Huaja për bizneset në lekë në prill u rrit me 0.8% në raport me muajin e mëparshëm, ndërsa në valutë ra me 1.4% për të njëjtën periudhë kohore.

Në rritje me 0.8% me bazë mujore ishte dhe kredia për individë në lekë, ndërsa ajo në monedhë të huaj për individët ra me 1%.

Lexo edhe:

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Me bazë vjetore (prill 2018/prill 2017) kredia për ekonominë ka shënuar rritje minimale prej 0.1%. Në këtë tendencë ka ndikuar rënia e huasë në valutë me 5%, ndërsa ajo në lekë është rritur me 5.8%.

Pesha e huasë në valutë ka rënë vazhdimisht, duke zbritur nga rreth 70% që ishte disa vjet më parë në 49.3% në prill, teksa për herë të parë huaja në lekë është më e lartë sesa ajo në valutë.

Niveli i ulët i huadhëniës është konstatuar dhe nga Banka e Shqipërisë në raportet e saj. “Oreksi i bankave për kreditim vijon të mbetet relativisht i ulët, duke pasqyruar efektin e dy faktorëve: (i) politika e reduktimit të ekspozimit ndaj vendeve të rajonit, përfshi dhe Shqipërinë, të bankave mëma me origjinë nga Eurozona; dhe, (ii) perceptimi i rrezikut të kreditit në vend”, ka pohuar guvernatori i bankës së Shqipërisë në raportimin e fundit në Kuvend.

Bankierët pohojnë edhe se mosfinancimi nga bankat i bizneseve të mëdha, ndërsa ka një përqendrim më të madh tek sipërmarrjet e mesme dhe të vogla ka bërë që rritja e huasë të mos jetë e lartë. Nga ana tjetër, sistemi ka qenë aktiv në fshirjen e huave me probleme që kishin më shumë se tre vjet që nuk ktheheshin, apo dhe bankat kanë bërë fshirje të pjesshme që kreditë për klientët që kanë kthyer një pjesë të saj. Bankierët janë ankuar ndërkohë që mungojnë projektet e mira nga bizneset dhe kjo ka ndikuar në lëvrimin e huasë së re.

Bankat ndërkohë janë të “zëna” me procesin e shitblerjeve, teksa disa banka me kapital perëndimor kanë dalë në shitje (pas shitjes së NBG tek ABI Bank, këtë vit janë në proces dhe Societe Generale dhe Tirana Bank), çka ka ndikuar në oreksin e bankave për të dhënë hua në ekonomi.

Lajme të lidhura

BOTA

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025
AKTUALITET

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

18:13 : 14/05/2025
SPORT

Ernest Muçi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje pas 1 muaji

18:08 : 14/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

17:57 : 14/05/2025
BOTA

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

17:51 : 14/05/2025
Para

Call Center-at “kambiste” si skema mashtruese, AMF: Do marrim listën nga SHISH, problem kombëtar nëse pastrojnë para

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjykata e BE rrëzon Komisionin: Mesazhet mes Von der Leyen dhe Bourla duhet të bëhen publike

18:25 : 14/05/2025

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:22 : 14/05/2025

Zgjedhjet e 11 majit/ 55 mijë vota të pavlefshme, më pak se në vitin 2021

18:13 : 14/05/2025

Ernest Muçi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje pas 1 muaji

18:08 : 14/05/2025
Foto ilustruese

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

17:57 : 14/05/2025

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

17:51 : 14/05/2025

Samiti/ Kush janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj

17:45 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com