Një burrë nga Kina, ishte aq i fiksuar pas makinave, sa që kur ndërroi jetë e varrosën bashkë me një automjet.
Ai e kishte lënë me testament se dëshironte se në vend të arkivolit, të futej në një makinë.
Familja e tij arriti që të gjejë një Hyundai Sonata të vjetër, dhe e bleu atë për rreth 1500 dollarë.
Videoja e shërbimit të çuditshëm tregon makinën që mban trupin e njeriut duke u ulur ngadalë në varr, nga një ekskavator.
Shumë besojnë se të pasurit të gjërave, si një makinë apo edhe një shtëpi në tokë, është një çështje dinjiteti dhe e njëjta gjë vlen edhe kur vdesin.