• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

09:49 : 14/09/2025
në BOTA, RAJONI

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s; Kosova dhe Bosnje e Hercegovina aspirojnë të anëtarësohen, ndërsa Serbia – edhe pse ushtarakisht neutrale – është pjesë e programit të NATO-s “Partneriteti për paqe”.

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim.

Serbia manovron me armë nga Perëndimi, Kina, Rusia, ndërsa fqinjët e saj mbeten kryesisht të pajisur me teknologji perëndimore.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se ky kombinim e ka shndërruar Ballkanin prej kohësh në një miniaturë të rivalitetit global. Dhe, pasojat e këtij pozicionimi shtrihen përtej fushës së mbrojtjes.

“… sepse siguria sot nuk është vetëm çështje mbrojtjeje. Siguria është çështje infrastrukture, teknologjie, politike, ekonomike dhe ushtarake. Marrë parasysh këto, raportet që i ka krijuar Serbia [me Rusinë dhe Kinën] janë çështje e një shqetësimi jo të vogël”, thotë Mediu për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Lexo edhe:

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

Harmonizimi i modernizimit ushtarak me synimet e deklaruara euroatlantike mbetet çështje e diskutueshme edhe për Nikolla Lluniçin, konsulent në Beograd për çështje gjeopolitike dhe të sigurisë.

“Do të ishte e pritshme që – nëse të gjitha vendet synojnë të anëtarësohen një ditë në NATO dhe sigurisht në Bashkimin Evropian – struktura evropiane e sigurisë të ishte plotësisht e përputhshme. Kjo nënkupton që blerjet ushtarake të koordinohen. Por kjo, normalisht, nuk ndodh në rajonin tonë, për shkak të historisë sonë të papërfunduar dhe narrativëve shpesh nacionalistë dhe agresivë”, thotë Lluniç.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s; Kosova dhe Bosnje e Hercegovina aspirojnë të anëtarësohen, ndërsa Serbia – edhe pse ushtarakisht neutrale – është pjesë e programit të NATO-s “Partneriteti për paqe”.

Vendet anëtare të NATO-s, në parim, kanë armatim të dizajnuar ose të përshtatur që të jetë i ndërveprueshëm. Kjo do të thotë se pajisjet duhet të flasin “gjuhën” e njëjtë teknologjike.

Në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës konfirmojnë për Exposenë se “të gjitha armët e blera nga Kosova në katër vjetët e fundit janë sipas standardeve të NATO-s. Kryesisht janë armë të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Gjermania etj”.

Zëdhënësja Liridona Gashi nuk zbulon se sa është shpenzuar këtë vit për armatim, por thekson se kjo qeveri ka investuar “shumëfish më shumë” se të kaluarat.

Këtë muaj, Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri me kapacitete të plota, ka pranuar dronë të blerë nga Shtetet e Bashkuara – modeli RQ-20 Puma LE.

FSK-ja vazhdimisht trajnohet në baza amerikane dhe evropiane dhe merr pjesë edhe në ushrime shumëkombëshe, si “Defender Europe”.

Në fund të vitit të kaluar, Kosova ka bërë edhe një marrëveshje me Turqinë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit. Gashi, nga Ministria e Mbrojtjes, thotë se pritjet janë që ajo të funksionalizohet “brenda dy vjetësh”. Ndërsa, për bashkëpunimin ushtarak të shpallur në mars mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, thotë se aktualisht “është duke u përpiluar plani i përbashkët i aktiviteteve”.

Në vijë me NATO-n janë edhe Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës. Sipas planit të shpallur vjetor, ato do të marrin pjesë në 17 ushtrime këtë vit, përmes bashkëpunimit me NATO-n, nismave rajonale dhe marrëveshjeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Nga të dhënat doganore në këtë vend duket se Bosnje e Hercegovina eksporton armë kryesisht në shtetet perëndimore dhe ato të Lindjes së Mesme, ndërsa importon kryesisht nga vendet fqinje dhe më gjerë.

Ajo që dallon në rajon është Serbia. Pjesëmarrja në programin “Partneriteti për paqe” i mundëson bashkëpunim të kufizuar me NATO-n, por ndërveprimet me Kinën dhe Rusinë e vendosin jashtë modelit të fqinjëve të saj.

Deri para pushtimit rus të Ukrainës, Serbia mbështetej kryesisht tek armët ruse, ndërsa pas ndryshimeve gjeopolitike, ajo iu drejtua Kinës, nga ku bleu, mes tjerash, dronë luftarakë e sisteme raketore.

Korrikun që shkoi, njësitë speciale të ushtrisë serbe zhvilluan edhe stërvitjen e tyre të parë të përbashkët me ushtarë nga Kina, në provincën Hebei, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së, ku Serbia synon të anëtarësohet.

Javën e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte në një samit në Kinë dhe paralajmëroi blerje të reja armësh nga shteti komunist.

“Sot, Kina është investitori më i madh në Serbi, si vend i vetëm – me 7.2 miliardë euro. Këtë vit, Republika Popullore e Kinës dhe Serbia do të kenë rreth 8.5 miliardë euro shkëmbime tregtare”, tha Vuçiç.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Serbia ka bërë shpenzimet më të mëdha ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë pesë vjetëve të fundit, duke blerë armatim si nga Perëndimi, ashtu edhe nga Lindja.

Vetëm në vitin 2024, ajo ndau 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë – rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, që është anëtare e NATO-s. Kosova ndau rreth 162 milionë, krahasuar me 90 milionë të ndarë në vitin 2020.

Për Mediun, çekuilibri i tillë në investimet ushtarake ngre “flamurin e kuq”.

“Serbia – po t’i shohësh politikat e saj në Bosnje e Herecegovinë e në mënyrë të veçantë në Kosovë – nuk ka hequr dorë kurrë nga pretendimet për të mbrojtur, siç thotë ajo, popullsinë serbe. Është i njëjti narrativ që ka përdorur edhe Rusia [për pushtimin e Ukrainës]. Pra, ajo s’ka për të hequr dorë nga dominimi në rajonin e Ballkanit”, thotë Mediu.

Si arsyetim për armatosjen e Serbisë, Vuçiç shpesh përmend “kërcënimet nga fqinjësia”, pa specifikuar se prej kujt.

“Ne nuk do të prekim askënd, vetëm do të mbrojmë territorin dhe integritetin tonë”, deklaroi javën e kaluar në Pekin.

Për Lluniçin, kjo retorikë është për përdorim të brendshëm. Por, përpjekjet e tij për të balancuar mes të gjithëve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, në një moment të caktuar mund t’i kthehen bumerang.

“Nëse kriza aktuale gjeopolitike eskalon, atëherë edhe vetë Serbia do të ishte në një situatë shumë të ndjeshme, ku askush nuk do ta pranonte statusin e saj neutral. Në një situatë të tillë, të gjithë do ta perceptonin Serbinë si një partnere të pabesueshme”, vlerëson Lluniç.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar koment edhe nga NATO-ja, edhe nga BE-ja për orientimin e Serbisë gjithnjë e nga Kina, por nuk ka marrë përgjigje prej asnjërit institucion.

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se Kina kërkon pikëmbështetje në Evropë dhe Serbia, me nevojat e saj ekonomike dhe me lëkundjet e vazhdueshme mes Lindjes e Perëndimit, është partnere tërheqëse.

Shea nuk e përjashton mundësinë që Vuçiq, për shkak të trazirave të brendshme dhe tensioneve rajonale, të ndjekë një qasje më konfrontuese edhe ndaj fqinjëve.

Ai thotë se NATO-ja duhet t’i monitorojë nga afër zhvillimet e sigurisë, sidomos përgjatë kufijve dhe në zonat e prira për trazira, dhe të jetë e gatshme të reagojë shpejt nëse tensionet përshkallëzohen.

“Mendoj se është e rëndësishme tani që NATO-ja të ketë një të dërguar të posaçëm në rajon, i cili do të punonte bashkë me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së”, thotë Shea për Exposenë.

Për Kosovën, Serbia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë dhe stabilitetin. Dy vjet më parë, grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic. Beogradi mohoi përfshirjen, por autoritetet e Kosovës thanë se kanë prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me sulmin.

Sipas profesor Fidair Berishës, nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Serbia nuk heq dot dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

“Neve na duhet një bashkëpunim i fortë ndërkombëtar sidomos me pesë vendet e QUINT-it. Garancia më e fortë është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe një bashkëpunim i sinqertë dhe më i thelllë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë ai.

Rruga e Kosovës drejt NATO-s është ende e gjatë, meqë katër vende të aleancës nuk e njohin shtetësinë e saj. Dhe për më tepër, siç vlerësojnë komentuesit, Ballkani Perëndimor ka zbritur në listën e prioriteteve të Perëndimit – i tejkaluar nga lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Mediu sugjeron krijimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake.

“E vetmja mënyrë për t’i bërë ballë këtij lloj agresioni politik të Serbisë në bashkëpunim me Kinën dhe Rusinë, është t’i ndërtojmë tri elemente të rëndësishme: një deterrancë ushtarake të vendeve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, një deterrancë politike për një analizë të përbashkët të çështjeve të sigurisë dhe një deterrancë ekonomike. Këto janë të lidhura me njëra-tjetrën”, thotë ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes.

Duke iu referuar përvojës së vendeve baltike, ai e vlerëson nismën e Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunim në mbrojtje, me shpresën që ajo të ngrihet në një nivel më të avancuar.

Serbia, nga ana e saj, e ka kundërshtuar ashpër atë, duke paralajmëruar se nuk do të pranojë veprime të njëanshme që, sipas saj, cenojnë integritetin territorial.

Shea, i njohur si zëri i NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999, e mbyll me një mesazh thelbësor: askush nuk duhet lejuar të zihet në befasi. Sipas tij, filozofia e Napoleonit të Madh e përmbledh thjesht këtë parim: “Mund të të falet nëse humb një betejë, por jo nëse të kapin të papërgatitur”./REL

Etiketa: ballkanidronenatoRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

10:10 : 14/09/2025
BOTA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
BOTA

Rusia Lindore goditet nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë

09:47 : 13/09/2025
BOTA

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025
BOTA

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025
Para

I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person në Kosovë

TË GJITHA

Çmimi i arit pëson 30% rritje nga fillimi i 2025-ës! Kush janë blerësit më të mëdhenj

13:22 : 14/09/2025

“O Hashim, ti ku je…”/ Qytetarët protestojnë para Gjykatës Speciale në Hagë (Video)

13:11 : 14/09/2025

Vodhën një automjet dhe grabitën dy dyqane, arrestohen dy të miturit në Tiranë

13:04 : 14/09/2025

“Të marr peng, të fus në bagazh”, Berisha: Gazetari Edon Kuqi u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

12:48 : 14/09/2025

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë

12:43 : 14/09/2025

Asist dhe gol, sulmuesi i harruar nga Sylvinho shkëlqen sërish në Angli (Video)

12:35 : 14/09/2025

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com