• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit

19:57 : 12/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Familja e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka fituar një tender të majmë po nga Bashkia e Pogradecit. Kryetari aktual Ilir Xhakolli e ka shpallur fituese firmën “REJ”, ku Kaprit kanë 80 % të aksioneve dhe 20 % i ka Gëzim Salillari (alias Gëzimi i Kashtës), në tenderin e majmë të pastrimit.

Një procedurë tepër e diskutuar, pasi disa firma janë skualifikuar nga gara, çka ka ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, ajo që bie erë është se familja kthehet të bëjë punët “e lëna përgjysmë” nga Eduarti, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u për lejen që i dha vëllait për pallatin shumëkatësh po në Pogradec.

Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit nga Bashkia e Pogradecit

Sipas dokumenteve, në datën 11 shtator 2025 Bashkia e Pogradecit ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit të Pogradecit dhe Njësive Administrative”.

Fondi limit i procedurës ka qenë plot 436 milionë lekë, ndërkohë që oferta fituese ishte rreth 430 milionë lekë. Por, edhe kohëzgjatja është tepër e diskutueshme, pasi Xhakolli e ka bërë tenderin për plot 4 vjet, ose 48 muaj.

Lexo edhe:

GJKKO dënon me 1.6 vite burg ish-kryebashkiakun e Pogradecit, por i konvertohet në shërbim prove

Hije skandali/ Si favorizohet kompania e familjarëve të Eduart Kaprit, nga kryetari i KPP-së nëpërmjet Arbër Abazit

Një kohë tepër e gjatë, pasi edhe nëse ai nuk kandidon apo zgjidhet, sërish procedurat e tij do të vijojnë edhe pas këtij mandati. Më shumë duket si një qokë ndaj njerëzve të njohur ose një ftesë për Kaprit për bashkëpunim.

Tenderi i pastrimit i Bashkisë së Pogradecit, i viti 2020 ku fitues ishte sërish “REJ”

Redaksia jonë hulumtoi edhe tenderët e mëparshëm të Bashkisë së Pogradecit, për pastrimin. Fitues në fund të vitit 2019 ka qenë firma “REJ”, me të njëjtët pronarë. Një konflikt i madh interesi, pasi në atë kohë kjo firmë e fitoi tenderin me një vlerë prej 625 milionë lekësh (6.2 milionë) euro, duke u skualifikuar edhe ofertuesit e tjerë.

Duket një “punë” që në Pogradec ia japin gjithmonë firmës së familjes Kapri. Rrënjët e forta në atë qytet, ish-kryetari apo edhe lidhjet me KPP-në apo me personazhe kontroverse, e kanë kthyer në të preferuar. Tenderi i mëparshëm është firmosur në muajt e parë të vitit 2020 dhe ka pasur një kohëzgjatje prej 5 vitesh./VoxNews

Etiketa: eduart kaprifirma REJGëzim Salillarigezimi i kashtesilir xhakolli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO dënon me 1.6 vite burg ish-kryebashkiakun e Pogradecit, por i konvertohet në shërbim prove

16:22 : 27/02/2025
AKTUALITET

Hije skandali/ Si favorizohet kompania e familjarëve të Eduart Kaprit, nga kryetari i KPP-së nëpërmjet Arbër Abazit

20:48 : 30/11/2024
AKTUALITET

Akuzohet për pallatin 14 katësh të të vëllait, merret i pandehur ish-kryebashkiaku i Pogradecit

12:36 : 14/10/2024
AKTUALITET

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit nën akuzë, Eduart Kapri akuzohet për shpërdorim detyre

20:02 : 13/10/2024
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Si Bashkia e Pogradecit po çon paratë te patronazhistët

15:04 : 24/02/2024
AKTUALITET

GJKKO shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

16:43 : 04/07/2023
Para

Familjarët kërkojnë rihapjen e hetimeve për vrasjen e ish-gjyqtarit Konomi në Vlorë

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com