Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sonte në orën 20:45 në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë.
Sfida e kualifikuesve të Botërorin 2026 është një “finale” e parakohshme për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, duke pasur parasysh situatën në grup.
Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Nicolato që kanë ndarë mendjen për titullarët.
Formacionet e sfidës:















