Durim Muça, 50 vjeç, punonjës i Kadastrës së Durrësit, i cili dyshohet se kërkoi ryshfet për të përshpejtuar marrjen e certifikatës së pronësisë së një shtëpie, është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Rasti u denoncua nga Shaban Tonuzi në emisionin investigativ Stop. Tonuzi tregoi se Durim Muça i kishte kërkuar 185 mijë lekë në dorë për të mundësuar lëshimin e certifikatës.
Shaban Tonuzi i cili jeton dhe punon në Itali, dhe për dy vjet përpiqej të regjistronte pronësinë e shtëpisë së babait të tij. Edhe pse të gjithë trashëgimtarët kishin firmosur dokumentacionin, ai nuk mundi të merrte certifikatën, pasi zyrtarët e Kadastrës i kërkonin vazhdimisht dokumente të reja.
LEXO EDHE:
Sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit, kërkon miliona për një certifikatë pronësie (Përgjimet)














