Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të enjteje në malin e fshatit Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.
Ende nuk dihet se si është shkaktuar vatra e zjarrit në një zonë të thepisur malore të këtij masivi pyjor.
Burime nga terreni bëjnë të ditur se vatra e zjarrit është në një zonë të vështirë dhe fikja e plotë në një kohë të shkurtër është thuajse e pamundur.
Momentalisht janë angazhuar punonjës të shërbimit pyjor pranë Bashkisë Mat, atij zjarrfikës dhe banorë të zonës, por terreni në të cilin ndodhet vatra e zjarrit është i rrezikshëm.