Analistit Fatos Lubonja ka deklaruar se liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet prej ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal.
Lubonja tha se me dënimet e ashpra që parashikohen në Kodin Penal në rastet e ironisë, fyerjes e talljes me figura të larta të pushtetit, tregojnë se një njeri me pushtet absolut është i rrezikshëm.
Sipas tij, reagimi i dobët jo vetëm i mediave të tjera, por dhe ai qytetar tregojnë se në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës.
“E patë projektin e kodit penal që thotë se fyerja ose tallja e presidentit, kryeministrit dënohet me burg. një njeri në pushtet absolut është i rrezikshëm.
Po tani,unë jetoj në Itali që imitojnë politikanët, edhe bën komikun me ta, kritikojnë në formën e tyre. Roli dhe I medias dhe komikut dhe të përdorë ironinë, e sarkazmën. Ku e ke kufirin, ca ishte kjo, por sado ku do po e more vesh ti, do ta matësh dy herë. Kanë bërë 2 meme, kulla me syzet e kuqe, Ia çova dikujt ndërkombëtar, më tha me ligjin e ri kjo dënohet.
Plani i Ramës është ky, se ai ka vështirësi të pranojë kritikën. Teknikat që ka përdorur kanë qenë këto, blerja e atyre që e kritikojnë, e dyta investitorët strategjikë që i shpërblen.
Qarkullon shumë ajo që thotë se e kam personale me Irfanin, u ka thënë njerëzve të vet, se televizioni ka qenë i balancuar, tani problemi është se kjo është abuzim me pushtetin. S’mund të përdorësh pushtetin si kryeministër. Shko në gjyq nëse të ka fyer dhe zgjidhe me gjyq. Por ti do të kënaqësh sadizmin tënd.
Këto janë gjëra që kanë deformuar dhe shqiptarët, shhembulli që u jepet shqiptarëve është se duhet të jesh i fortë, i dhunshëm që të të kenë frikë, pra në vend të ndërtojmë shoqërinë e komunikimit, lejojmë shoqërinë e dominimit me shprehje si
“mbylle gojën”. Por, ne kemi nevojë për një shoqëri të komunikimit se ashtu korrigjohet më mirë gjëja.
Ne vijmë nga një diktaturë që përgjithësisht krijohet kulti i individit.
E keni parë ju ti dalin kundër Berishës në PD? Jo duhet një më i fortë se ai, kjo është strukturë që duhet shkatërruar dhe këta shembuj e forcojnë,.
Po vazhdoi kështu, skeni parë gjë akoma, ne sdo dorëzohemi por dueht rezistencë e madhe për ta frenuar këtë lloj abuzimi të frikshëm me pushtetin dhe ajo që mund të ndodhë në një të ardhme do të jetë modeli i Enver Hoxhës që ka nisur, që nga eleminimi i armiqve të partisë dhe zëvendësimi me figura tërësisht të nënshtruara.”, tha analisti Fatos Lubonja në News24.