Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha ka regjistruar një asistim mbrëmjen e djeshme në fitoren e Dinamo Zagrebit kundër Vukovar 1991 me rezultatin e thellë 3-0, duel ky i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit kroat.
Hoxha, asistoi te goli i tretë të cilin e realizoi Sandro Kulenovic në minutën e 77-të. Sulmuesi i krahut të majtë u hodh në fushë në minutën e 69-të.
Te skuadra Vukovar 1991 nga minuta e 71-të u aktivizua edhe talenti i Kombëtares Shpresa, Enis Shabani, por pa mundur të lerë gjurmë.
Për sa i përket 26-vjeçarit, Arbër Hoxha, në edicionin e kaluar në 41 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi tri gola dhe bëri tri asistime.