Egnatia po luan sonte përballë Olimpija Ljubljanës ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Rrogozhinasit janë treguar të kujdesshëm në fraksionin e parë duke përballuar me sukses trysninë e vendasve dhe duke shmangur gola të mundshëm.
Që në minutën e parë, ekipi rrogozhinas mori iniciativën me një shkelmim nga qendra, ndërsa në minutën e 3-të tentuan të rrezikonin me një goditje dënimi të harkuar nga e majta, që nuk u finalizua nga sulmuesit.
Në minutën e 4-t, Gruda provoi me një zbritje në krahun e majtë, por u ndal nga mbrojtja vendase. Sllovenët iu afruan portës në të 8-ën, pas një pakujdesie të Alijev në krah, por tentativa e Brest u bllokua nga mbrojtja e Egnatias.
Presioni i vendasve u shtua në minutën e 12-të, sidomos në aksionet nga krahët, por prapavija shqiptare e përballoi me qetësi dhe vendosmëri.
Në të 19-ën, një goditje dënimi nga e djathta e vendasve u largua me siguri nga Aleksi. Vetëm dy minuta më vonë, Pinto tentoi me një goditje ballore, por Dajsinani ishte në vend dhe kontrolloi topin pa probleme.
Momente paniku u shënuan në minutën e 25-të në zonën e Egnatias, por gjithçka u zgjidh nga një ndërhyrje vendimtare e Sotës. Rreziku më i madh për portën shqiptare erdhi në minutën e 27-të, kur një harkim nga e djathta gjeti Brest në shtyllën e dytë, por gjuajtja e tij devijoi dhe shkoi ngjitur me shtyllën e portës së Dajsinanit.
Përfundimisht, një pjesë e parë me intensitet dhe përqendrim maksimal nga skuadra e Egnatias, që ruajti ekuilibrin dhe synon një rezultat pozitiv në këtë sfidë ndërkombëtare.
Statistikat: