• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Prokuroret: Ja pse Apeli duhet të burgosë Saimir Tahirin

10:10 : 28/05/2018
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokurorët e Krimeve të Rënda janë të bindur se Saimir Tahiri duhet të burgoset, pasi në çdo masë tjetër sigurie ai ka mundësi të prishi provat ose, edhe më keq, të arratiset.

Pak orë para se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda të japë verdiktin e saj për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, “Bolndews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive argumentat e prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët kërkojnë që ndaj Tahirit të vendoset “arrest në burg”.

Rreth 2 javë më parë, në 12 maj 2018, Gjykata e shkallës së Parë për Krime të Rënda pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara dhe vendosi “arrest në shtëpi” për Saimir Tahirin, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale narkotrafiku dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Ky vendim i gjykatës nuk kënaqi asnjë nga palët; prokurorët këmbëngulin për “arrest në burg” ndaj Tahirit, ndërsa ai dhe avokati i tij kërkojnë që të mos aplikohet asnjë masë, për shkak se, sipas tyre, nuk ekziston asnjë provë kompromentuese ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Lexo edhe:

“Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?!

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhin, ja arsyeja

Boldnews.al raporton se Prokurorët e Krimeve të Rënda, në apelimin e tyre kanë argumentuar se përse ata kërkojnë burgosjen e Tahirit. Sipas tyre, edhe gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka pranuar se ekzistojnë dyshime të forta dhe të arsyeshme se Tahiri ka konsumuar veprat penale për të cilat ai akuzohet. Por, për prokurorët, gjykata, pavarësisht se ka pranuar si të forta provat e prokurorisë, sërish nuk ka aplikuar masën më të arsyeshme për rastin konkret, atë të “arrestit me burg”.

Për prokurorët, faktet e deritanishme, por edhe ato që pritet të mbërrijnë në bazë të letër-porosive, janë bazë e plotë që Saimir Tahiri mund të dënohet dhe dënimi të jetë i rëndë, për shkak të peshës së veprave penale, të cilat rëndojnë mbi të.

Sipas prokurorëve, “ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim ka kryer veprat penale, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe, po ashtu, parashikojnë si sanksion dënim të lartë në burgim”.

Nisur nga ky argumentim, sipas prokurorëve, ekziston rreziku i ikjes së Tahirit, pasi në mbledhjen e të dhënave dhe provave në ngarkim të tij, të cilat krijojnë siguri të dënimit të këtij të këtij personi në një të ardhme të shpejtë, rrit ekzistencën e rrezikut të ikjes së personit nën hetim.

Gjithashtu, prokurorët janë të bindur në peshën e provave që kanë siguruar deri më tani, si edhe ekzistencën e rrezikut se Saimir Tahiri, me pushtetin e tij që ka pasur dhe ndikimin që vijon të ketë ende në radhët e zyrtarëve të policisë, mund të vendosë në rrezik marrjen apo tjetërsimin e provave.

“Hetimi ndaj personit nën hetim, shtetasit Saimir Tahiri, është i gjithëanshëm, pasi hetohet në lidhje me përfshirjen e tij në grupin e strukturuar kriminal, të drejtuar nga shtetasi Moisi Habilaj me një aktivitet të gjatë në kohë. Po ashtu, ai po hetohet edhe për aktivitetin e vitit 2016, ku janë përfshirë në kultivimin e narkotikëve përsëri shtetasit Moisiu Habilaj e të tjerë, si edhe funksionarë të Policisë Vlorë, të cilët i kanë krijuar siguri këtyre personave në aktivitetin e kundërligjshëm, kundrejt përfitimit material”, shkruajnë prokurorët në apelimin e tyre.

Prokurorët Hajdarmataj e Mara, theksojnë gjithashtu se “Hetimi në secilin rast ka sjellë për nevojë ndihmën juridike nga autoritetet e huaja të drejtësisë për marrjen e provave dhe aktualisht kemi marrë disa prej tyre dhe jemi në pritje të të dhënave të tjera. Me marrjen e këtyre të dhënave dhe jo vetëm, ka filluar edhe kryerja e veprimeve hetimore në vendngjarje, kqyrje dhe sekuestrime të tjera. Nga hetimet e deritanishme për periudhën 2013-2016 ka rezultuar se, në secilin rast që ka të bëjë me lëvizjen e vëllezërve Habilaj, të shtetasve Artan e Moisi Habilaj, me automjetin ose mjetin lundrues që përdorej nga shtetasi nën hetim Saimir Tahiri, shtetasi Moisi Habilaj në pikat e kalimit kufitare Sarandë, Vlorë e Durrës, nuk ka ekzistuar asnjë shënim në libra, regjistra hyrje që dokumentojnë hyrje-daljet dhe kjo si rezultat i mbështetjes që ata kishin nga ish-ministri i brendshëm dhe në secilin rast ka ekzistuar frika për pasqyrimin e këtyre të dhënave nga personat përgjegjës”.

Në këtë fazë të hetimit, sipas prokurorëve, janë duke u pyetur persona që kanë dijeni për veprën penale, të cilat i dikton dinamika e hetimit, ndër të cilët efektivë dhe efektivë policie. Për rrjedhojë ekzistojnë shkaqe të rëndësishme për ndërhyrje të Tahirit në marrjen dhe vërtetimin e këtyre provave.

Prokurorët theksojmë se ndërhyrja e personit nën hetim për të “ndotur” provat është e lartë, për shkak të funksionit të mëparshëm si ministër i brendshëm, duke administruar një autoritet dominant.

“Edhe aktualisht, për shkak të këtij funksioni, ndikon në marrjen dhe vërtetësinë e provave, duke ndërhyrë dhe vënë në dyshim sinqeritetin e dëshmitarëve, heqjen dhe zhdukje dokumentash, kanosje për largim nga puna apo premtim kompromentues të tyre. Një rast i dukshëm është edhe interesi i menjëhershëm që shfaqi personi nën hetim menjëherë pas pyetjes në prokurori të shtetasit Orges Liperi, pronar i mjetit lundrues dhe kjo për të marrë informacionet dhe sigurisht për të përcjellë tek ai autoritetin që po mbikqyr procesin”, i drejtohen Gjykatës së Apelit prokurorët e Krimeve të Rënda.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?!

11:39 : 18/06/2026
AKTUALITET

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhin, ja arsyeja

11:38 : 18/06/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake

11:36 : 18/06/2026
AKTUALITET

Gjiknuri debat me Berishën, kreu i PD: Dil këtu dhe bëj be që s’ke qenë në Aruba

11:31 : 18/06/2026
AKTUALITET

Debat në Kuvend, Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

11:22 : 18/06/2026
AKTUALITET

Balla përplaset me Berishën: I fundit që mund të flasë për protestën është ky pelikani këtu

11:20 : 18/06/2026
Para

Neymar tek Reali?! Përgjigjen e jep vetë sulmuesi

TË GJITHA

“Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”/ Pse mungoi Arbana dhe Edi në festën e Ferma Vip?!

11:39 : 18/06/2026

Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhin, ja arsyeja

11:38 : 18/06/2026

SPAK zbarkon në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake

11:36 : 18/06/2026

Gjiknuri debat me Berishën, kreu i PD: Dil këtu dhe bëj be që s’ke qenë në Aruba

11:31 : 18/06/2026

Debat në Kuvend, Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

11:22 : 18/06/2026

Balla përplaset me Berishën: I fundit që mund të flasë për protestën është ky pelikani këtu

11:20 : 18/06/2026

Berisha: Skapi nuk e sjell kërkesën tjetër për arrestimin e Belindës sepse po përgatitet arratisja e saj

11:05 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş