Ish-luftëtarët e UÇK-së, kritika Gjykatës së Hagës

Lexo edhe:

Të qëllimshëm e konsideron Shoqata e Luftarëve të UÇK-së tejzgjatjen e procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të saj nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kreu i kësaj shoqate, Hysni Gucati thotë se ka dyshime se po kërkohet të barazohet lufta e lavdishme e UÇK-së me luftën e çetnikëve serbë në Kosovë.

“Kjo gjykatë me qëllim po e zvarrit çdo proces. Është duke e bërë me qëllime të caktuara. Tash a e bën me qëllim të parasë, sepse i kanë pagat e majme apo duke e bërë me qëllime të caktuara për të na shkaktuar neve dëm, te qytetarët të shkaktojë një pakënaqësi të madhe apo dëshiron ta barazojë luftën e lavdishme të UÇK-së me luftën serbe me çetnikët serbë”, tha Gucati.

Ai kritikoi edhe qëndrimin që po mban qeveria e Prishtinës ndaj këtij procesi, sipas tij të njëanshëm dhe të padrejtë.

“Aty nuk po dënohet Hashim Thaçi, aty po dënohet UÇK dhe Kosova”, tha ai.

Ish-drejtuesit e UÇK-së, mes të cilëve edhe ish-presidenti Hashim Thaçi gjenden në paraburgim në Hagë prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lajme të lidhura

Para
Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom