Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se 4 ushtarë rusë u vranë në Sirinë Lindore,
“Katër ushtarë rusë u vranë nga militantët në Republikën Arabe Siriane”. Në njoftim u tha se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi kur disa grupe të terroristëve sulmuan qeverinë siriane gjatë natës”.
Dy këshilltarë u vranë gjatë sulmit ndërsa 5 pjesëtarë tjerë të stafit u plagosën, dy nga të cilët ndërruan jetë nga plagët.
Rusia ka zhvilluar një fushatë sulmesh në Siri që nga viti 2015, për të ndihmuar përfundimin e luftës civile në favor të presidentit sirian Bashar al-Assad.