• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

15:17 : 21/07/2025
në RAJONI

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, për të diskutuar rreth realizimit të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Pas takimit, Gjedoviç Handanoviç deklaroi se ekziston mbështetje nga qeveritë e Serbisë, Hungarisë dhe Rusisë për këtë projekt, i cili, sipas saj, do t’i mundësonte Serbisë një burim shtesë për furnizim me naftë të papërpunuar gjatë dekadave të ardhshme, bëri të ditur Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë.

“Ndërtimi i këtij naftësjellësi do t’i japë Serbisë mundësinë të sigurojë furnizim me naftë të papërpunuar përmes Hungarisë, duke forcuar më tej sigurinë energjetike të vendit. Diversifikimi i burimeve të furnizimit është i rëndësishëm për të qenë më të sigurt dhe më pak të varur nga një burim i vetëm, veçanërisht në kontekstin gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik”, tha ajo.

Ajo shtoi se përmes këtij naftësjellësi, Serbia do të lidhej për herë të parë me një nga naftësjellësit më të mëdhenj në Evropë dhe do të siguronte një burim alternativ furnizimi.

Serbia dhe Hungaria kishin rënë dakord për ndërtimin e këtij naftësjellësi në tetor të vitit 2022, i cili do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë më të lirë nga Urali përmes lidhjes me naftësjellësin rus Druzhba (“Miqësia”).

Lexo edhe:

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

Autoritetet në Beograd morën këtë vendim pasi Kroacia ndaloi transportin e naftës ruse në fund të vitit 2022, në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Evropian, të dyja vendet — Serbia dhe Hungaria — vazhdojnë të ruajnë lidhje të ngushta me Rusinë.

Gjedoviç Handanoviç tha se dokumentacioni projektues dhe teknik në Serbi do të jetë gati për fillimin e punimeve në fillim të vitit të ardhshëm, 2026.

Më herët ishte paralajmëruar se punimet për ndërtimin e naftësjellësit Serbi–Hungari do të mund të fillonin deri në fund të këtij viti.

Ajo gjithashtu theksoi se në periudhën në vijim pritet të përcaktohet aspekti komercial i projektit, si dhe kapacitetet e naftës që i nevojiten Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

Kompania NIS është vendosur që nga janari në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të ashtuquajturit “rrezik dytësor”, që lidhet me pronësinë e saj nga kompania ruse Gazprom Neft, e cila është nën sanksionet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë katër herë zbatimin e plotë të sanksioneve ndaj NIS-it, të cilat janë paralajmëruar për shkak të pjesëmarrjes ruse në pronësi.

Më 18 korrik, NIS njoftoi se i ka dorëzuar një kërkesë të re Departamentit të Thesarit të SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të plotë të sanksioneve, dhe për të mundësuar vazhdimin e operacioneve të kompanisë.

Sipas faqes zyrtare të NIS-it, më 14 mars kompania i ka dërguar gjithashtu një kërkesë Departamentit të Thesarit të SHBA-së për heqjen nga lista e sanksioneve (Specially Designated Nationals), duke e përshkruar si një “proces kompleks”.

NIS është kompania e vetme në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror. Ajo ka mbi 13.000 punonjës.

Ndërkohë, Gazprom Neft ka transferuar rreth pesë për qind të aksioneve të saj tek kompania ruse Gazprom, e cila nuk është e përfshirë në sanksionet perëndimore. Si rezultat, pjesëmarrja e Gazprom Neft në NIS ka rënë nën 50 për qind (44,85%).

Megjithatë, edhe me këtë ndryshim në strukturën e pronësisë, kompanitë ruse vazhdojnë të kenë shumicën e aksioneve në NIS./REL

Etiketa: hungarianaftësjellësRusiaserbia

Lajme të lidhura

BOTA

Avionët amerikanë ‘karshillëk’ Moskës, SHBA dhe Kanadaja stërviten afër kufijve të Rusisë

18:09 : 21/07/2025
BOTA

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

13:32 : 21/07/2025
BOTA

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025
BOTA

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025
BOTA

Rusia: Ukraina sulmoi Moskën me dronë

10:16 : 20/07/2025
BOTA

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

17:26 : 19/07/2025
Para

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com