• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ceno Klosi, një prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i zv.kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë probleme serioze me ligjin penal. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar tolerime të shumta dhe abuzive që ai i ka bërë kompanisë “Gjikuria”, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM).

Shkeljet kryesore janë gjetur në zbatimin e projektit mbi 4 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza për Dhërmiun.

KLSH ka zbuluar se “Gjikuria” ka kryer punime pa u pajisur me lejen e ndërtimit dhe për këtë ngarkon me përgjegjësi Ceno Klosin, ndërkohë që pasardhësit e tij në krye të AKUM-it, nuk kanë aplikuar mbi kompaninë private penalitete në masën mbi 1.6 milionë, për shkak të vonesave gati 3-vjeçare në përfundimin e projektit.

Në foto: Deputeti i zgjedhur i PS dhe ish-drejtor i AKUM-it, Ceno Klosi

Këto konkluzione të rënda janë renditur në Raportin e Përputhshmërisë në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime”, të publikuar së fundmi.

Lexo edhe:

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

Punime pa leje ndërtimi

Ceno Klosi qëndroi në detyrën e kreut të AKUM-it për periudhën nga qershori deri në nëntor 2021. Ai zëvendësoi në atë pozicion Alqi Bllakon, i cili mori mandatin e deputetit të Partisë Socialiste dhe tashmë është i dënuar me burgim për atë që konsiderohet si “afera e inceneratorëve”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i konsideron, si Bllakon, ashtu edhe Ceno Klosin, si përgjegjës për lejimin e punimeve të projektit për kanalet e ujërave të zeza në Dhërmi, pa leje ndërtimi.

Në Korrik 2020, AKUM, i cili drejtohej në atë kohë nga Alqi Bllako, mbylli tenderin me objekt “Impiant i trajtimit të ujërave të zeza dhe sistemi KUZ Drimadhë, Dhërmi”, me fond limit 400.304.509 lekë me TVSh (rreth 4 milionë euro).

Fitues u shpall kompania “Gjikuria” dhe mes palëve u lidh kontrata për kryerjen e punimeve në gusht të atij viti.

 

Në foto: Tenderi për kanalizimet e ujërave të zeza, Dhërmi

Të dhënat e siguruara nga KLSH zbuluan se kompania private, gjatë të gjithë kohës, ka kryer punime pa u pajisur me leje ndërtimi.

“Nga ana e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve është bërë aplikim në sistemin elektronik të lejeve në datën 03.03.2020, drejtuar Agjencisë së Zhvillimit të Territorit me nr. AN030320200094. AZHT ka kthyer përgjigje në datë 02.06.2020, ku shprehet se kërkesa është refuzuar”, thuhet në raportin e audituesve shtetërorë.

Më pas, AKUM-i ka tentuar sërish që të marrë lejen e ndërtimit, por sërish është refuzuar.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet:

“Është kryer ri-aplikimi nga AKUK në sistemin elektronik në datë 29.07.2020, drejtuar AZHT me nr. AN290720200182, ku edhe kjo është refuzuar, pasi sipas shkresës me nr. 1614/1, datë 14.08.2020 nga AZHT, kërkohet plotësimi i dokumentacionit, ku janë të parashtruara saktë 8 kërkesat që duhet të plotësojë Autoriteti Kontraktor, në zbatim të neneve 28,39,43 të ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar”.

Kjo korrespondencë institucionale tregon qartësisht se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve nuk ka plotësuar dokumentat e kërkuara.

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së

Pas dy tentativave të dështuara, AKUM-i ka lejuar vijimin e punimeve të projektit pa u pajisur me leje ndërtimi.

“Rezulton se punimet kanë nisur dhe kanë përfunduar nga kontraktori i punimeve OE “Gjikuria” pa disponuar deri në fund lejen përkatëse të ndërtimit, veprime këto në kundërshtim me në ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, neni 39”, thotë KLSH-ja.

Pas këtyre konstatimeve, audituesit shtetërorë i kanë vendosur edhe emra të përveçëm personave përgjegjës.

“Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme janë në kundërshtim edhe me parashikimet e ligjit nr.

8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Për sa më sipër, ngarkohen me përgjegjësi: z. Alqi Bllako dhe z. Ceno Klosi,, në cilësinë e ish-itullarit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve”, thuhet në raportin e KLSH-së

AKUM i fal 1.5 mln euro “Gjikurisë”

Tenderi 4 milionë euro për kanalet e Drimadhes dhe Dhërmiut nuk kanë pasur problem vetëm me lejen e ndërtimit. Megjithëse në mungesë të këtij dokumentacioni thelbësor, “Gjikuria” ka tejkaluar jashtëzakonisht shumë afatin e përfundimit të veprës publike.

Në dokumentat e tenderit parashikohej që Impiant i trajtimit të ujërave të zeza dhe sistemi KUZ Drimadhë, Dhërmi duhet të përfundonte për një afat 1-vjeçar, pra, maksimumi në maj 2022.

Por, Kontrolli i Lartë i Lartë i Shtetit konstatoi se, “deri në dhjetor 2024, objekti nuk është kolauduar dhe kjo kontratë nuk ka përfunduar, edhe pse kanë kaluar 3 vite nga afati fillestar i përcaktuar në kontratë”.

Në foto: Gjetjet e KLSH-së për shkeljen e afateve të kontratës

Në këto kushte, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve do të duhej të kishte aplikuar penalitetet për mos-përmbushjen në kohë të kontratës.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të KLSH-së, ky penalitet arrinte në vlerën e 159.321.194 lekë të reja ose 1,6 milionë euro.

Por, AKUM-i nuk e ka aplikuar këtë penalitet, duke “vepruar në kundërshtim me nenin 37 të kontratës nr. 2135, datë 17.08.2020, lidhur me objektin “Impiant i trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe sistemi KUZ Drimadhë, Dhërmi”, thotë KLSH-ja në raportin e saj.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve nuk është shprehur asnjëherë për amendim (zgjatje) të afatit të kontratës, por “është mjaftuar me një korrespondencë shkresore, ku secila palë ka paraqitur kundërshtitë e veta në lidhje me vonesat në zbatimin e afateve”.

Në kushtet e mos-përmbushjes në afat të kontratës përtej afatit maksimal (maj 2022), AKUM-i do të duhej të kishte ndërprerë pagesat për “Gjikuria”.

Por, siç evidenton KLSH-ja, “megjithëse kanë kaluar 796 ditë nga afati i kontratës dhe punimet ende nuk kanë përfunduar, AKUM-i ka vijuar të kryejë pagesat, përkatësisht  20,148,330 lekë (datë 29.07.2022) dhe 15,000,000 lekë sipas situacionit të datës 17.07.2024”.

 

Etiketa: AKUMbelinda ballukuceno klosiGjikuriaklsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

11:52 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

14:29 : 09/07/2025
AKTUALITET

KLSH: Bashkia e Sarandës i ka shkaktuar mln lekë dëm buxhetit të shtetit nga tenderët problematikë

12:44 : 08/07/2025
AKTUALITET

Spahiu: Kreu i KLSH u sulmua pasi zbuloi akulloret me oksid etileni! Qeveria Rama i doli në krah AKU

08:25 : 08/07/2025
Para

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

TË GJITHA

Vasil Shkurtaj njofton largimin nga Flamurtari, zbulohet klubi i radhës i sulmuesit

17:49 : 18/07/2025

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com