• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025
në BOTA

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës së lejuar për luftë, shtatë muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, më 2022, efekti i vendimit ishte vërejtur nëpër rrugë dhe kufijtë shtetërorë.

Rekrutuesit kanë bastisur zyra, kanë vëzhguar jashtë ndërtesave të banimit dhe stacioneve të trenave, në kërkim të burrave që do të duhej të lajmëroheshin për luftë. Ndërkohë qindra mijëra rusë kanë ikur nga shteti për të shmangur luftën, duke iu bashkuar kështu eksodit të nisur në ditët e para të luftës.

Më vonë Putini duket se ka dashur ta shmangë këtë hap dhe ushtria ruse u është kthyer metodave tjera për të siguruar numrin e nevojshëm të ushtarëve, qoftë përmes rekrutimeve nëpër burgje, apo edhe nëpër qendra të strehimit për të varfrit, ndonëse disa prej këtyre formave janë ilegale.

Në dhjetor të vitit 2023, Skemat dhe Sistema – dy njësi për hulumtime në shërbimet ruse dhe ukrainase të Radios Evropa e Lirë, kanë zbuluar se Redut, një kompani private mercenarësh, që ka dërguar mijëra burra për të luftuar në Ukrainë, është një fakt një entitet i kontrolluar nga shteti, një rrjet rekrutimi që udhëhiqet nga agjencia kryesore e inteligjencës ushtarake të Rusisë, e njohur si GRU.

Një hulumtim i ri i Sistemas tregon se si ushtria e ka zgjeruar rrjetin e vet duke përdorur një sistem alternativ të quajtur Dobrokor – shkurtesë për Dobrovolchesky Korpus (Korpusi i Vullnetarëve) – për t’i joshur të rekrutuarit që mund t’i kundërshtojnë rregullat ose kushtet që i paraqesin agjencia Redut apo Ministria e Mbrojtjes.

Lexo edhe:

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjeve të fundit në jug të Sirisë

Angazhimi në luftë përmes këtyre kompanive, Redut apo Dobrokor, dallon nga nënshkrimi i një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes. Kontratat me ministrinë zgjaten automakisht deri në përfundim të atij që Rusia e quan “operacion special ushtarak”, që nënkupton se këta ushtarë nuk lirohen derisa të përfundojë lufta. Në kontratat e kompanive mercenare përmenden afatet kohore – zakonisht gjashtë, tetë apo 12 muaj – dhe ato nuk vazhdohen automatikisht.

Mirëpo, këtu ekziston një pengesë potencialisht vdekjeprurëse, pasi ka të dhëna se ushtarët e rekrutuar përmes rrjeteve vullnetare mund të shihen nga pjesëtarët e ushtrisë si mish për top për ushtrinë ruse teksa ajo përparon në fushëbetejë. Deri në verë të këtij viti besohet se Rusia i ka humbur mbi 1 milion ushtarë.

“Këmbësori e dorës së dytë”

Në një bisedë të incizuar me oficerë, e cila ka qarkulluar në fund të vitit të kaluar, Aleksandr Borodai, ligjvënës rus që udhëheq grupin e titulluar Sindikata e Vullnetarëve të Donbasit, ka thënë se ushtarët i shohin vullnetarët si “këmbësorë të dorës së dytë”, dhe që detyra e tyre është “dërrmimi i forcës së armikut” sa më shumë që është e mundshme, para se të nisë sulmi i njësiteve të rregullta ushtarake.

Në incizimin e njëjtë, ai iu referohet vullnetarëve si “fuqi punëtore e shpenzueshme”. Dobrokor dhe Redut udhëhiqen prej GRU-së dhe të dyja rekrutojnë individë me interesa të ndryshme, nisur nga bindjet nacionaliste apo ato ortodokse, të tjerë fokusohen në tifozë futbolli apo grupime tjera. Në faqen e Dobrokorit renditen 27 njësite në total.

Të gjithë burrat e moshave 18-55 dhe gratë e moshave 18-45 mund të anëtarësohen përmes kompanive Dobrokor dhe Redut. Gratë shërbejnë në njësitet mjekësore. Pagesa nis nga 2.600 dollarë në muaj dhe mund të jetë edhe më e lartë, varësisht nga roli i mercenarit.

Megjithatë, ekziston një dallim i madh mes këtyre dy kompanive. Kompania Redut operon në një zonë gri, gjysmë ligjore – çka i ka të mirat dhe të metat për rusët që anëtarësohen përmes saj.

Më 2023, personat e rekrutuar nga kompania Redut, i kanë treguar Radios Evropa e Lirë se në mesin e përfitimeve përfshihet mundësia për t’u larguar nga lufta edhe para përfundimit të kontratës, pa ndonjë kërcënim për përfundim në gjyq, si dhe pagesat mund të kryhen me para të gatshme, çka mundëson fshehjen e të hyrave nga kreditorët, gjykatat apo qeveria.

Kompania Redut është krijuar “që njerëzit të mund t’iu shmangen taksave apo ndonjë pagese në gjykatë”, ka thënë një rekrut për Sisteman në atë kohë. Mënyra më e lehtë për t’iu bashkuar ushtrisë është përmes kompanisë Redut. Kërkesat për kontrolle shëndetësore dhe mirëqenie në përgjithësi, janë shumë fleksibile dhe nuk ka ndonjë barrierë nëse dikush ka ndonjë rast të hapur në gjyq.

Por, ekzistojnë edhe të metat nga rekrutimi përmes saj. Rekrutët nuk mund të përfitojnë nga bonueset rajonale, e që janë të konsiderueshme dhe mund të jetë shumë e vështirë për veteranët apo të mbijetuarit që të sigurojnë pensione për ndonjë paaftësi apo vështirësi tjera.

‘Inekzistent’

Një vullnetar i rekrutuar përmes sistemit Dobrokor e ka statusin e një anëtari në shërbim ushtarak dhe atij i garantohen të gjitha pagesat sociale, ka treguar një i rekrutuar në njësitin e ashtuquajtur Nevsky, në disa përgjigje për Sisteman. Ai ka thënë se nëse dikush angazhohet përmes kompanisë Redut, në aspektin ligjor ai person “nuk ekziston”.

“Nuk i ofrohet hospitalizim, as rehabilitim, asgjë”.

Për qëllime të këtij artikulli, gazetarët e Sistemas i kanë telefonuar kompanitë rekrutuese përmes kontakteve publike. Nëse një rekrut anëtarësohet përmes Dobrokorit, ai konsiderohet më i sigurt dhe ka qasje në përfitime dhe bonuse. Mirëpo, për dallim prej kompanisë Redut, një rekrut i Dobrokorit nuk mund të tërhiqet edhe para se t’i skadojë kontrata pa rrezikuar ndonjë pasojë, përfshirë padi penale për dezertim.

“Nuk mund të ikësh – të paktën jo pa telashe”, ka treguar Irina, një e rekrutuar, në disa përgjigje për Sisteman.

Deri në muajin maj, prokurorët ushtarakë kanë dërguar në gjykatat ruse më shumë se 20.000 raste të dezertimit, të cilat datojnë prej ditëve të para të luftës, ka raportuar platforma në gjuhën ruse Mediazona.

Bonuset për të rekrutuarit përmes kompanisë Dobrokor janë më të vogla sesa ato për ata që shkojnë përmes Ministrisë së Mbrojtjes, ku përfitimet mund të shkojnë në deri 46.000 dollarë.

“Burra prej rajoneve të ndryshme shkruajnë ‘bonusi këtu është 1.280 dollarë, këtu është 640 dollarë”, ka treguar një i rekrutuar në njësitin e mercenarëve Vostok, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Përveç kompanive Dobrokor dhe Redut, Ministria e Mbrojtjes e ka krijuar edhe një tjetër kanal rekrutimi, BARS. Disa organizata rekrutimi, sikurse Sindikata e Vullnetarëve të Donasit, i mbledhin rekrutët përmes këtyre tri sistemeve.

Një tjetër dallim mes kompanive Redut dhe Dobrokor: të rekrutuarit përmes Dobrokorit pajisjen me uniforma dhe gjëra tjera bazike, ndërsa ata të kompanisë Redut “me asgjë”, ka thënë një i rekrutuar në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Të paktën jo në fillim. Të rekrutuarit përmes kompanisë Redut kanë thënë se u jepet një kompensim prej 640 dollarëve për blerjet që i kanë bërë, dhe atë në muajin e tretë të shërbimit ushtarak – nëse janë gjallë deri atëherë./ REL

Etiketa: lufteRusiavladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025
BOTA

Kush janë fiset beduine të Suwayda-s? Në zemër të përplasjeve të fundit në jug të Sirisë

22:13 : 17/07/2025
BOTA

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

17:25 : 17/07/2025
Lajmet e Dites

Trump: Armët amerikane tashmë po dërgohen në Ukrainë

10:03 : 16/07/2025
BOTA

BE-ja dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

21:35 : 15/07/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë përgënjështron FT: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën

19:39 : 15/07/2025
Para

I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit

TË GJITHA

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025

Pse nuk u urua Rama? Zbardhet porosia e Rubios: Mos reagoni për zgjedhjet e kontestuara

16:55 : 18/07/2025

Vepron në mënyrë autonome, OpenAI prezanton modelin revolucionar të inteligjencës artificiale

16:43 : 18/07/2025

AUDIO/ Aktivisti kërcënon Shabanin në telefon: Dole i pabesë! Dajua s’ka ku në p*** të motrës të futet

16:40 : 18/07/2025

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com