• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

11:44 : 16/07/2025
në BOTA

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga komuniteti druzi. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite “do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet”.

Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë popullsinë druzi në kufi. Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Suweida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druzi u thye të mërkurën.

Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të “mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar”. Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druzi dhe fiseve sunite beduine në provincën Suweida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë. Komuniteti druzi, një pakicë fetare që buron nga një degë e Islamit Shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.

Ndërsa disa pjesëtarë të komunitetit druzi kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre. Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e popullsisë druzi, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi./REL

Lexo edhe:

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

VIDEO/ Varreza masive e Assadit! Si ish-presidenti sirian zhvendosi dhe groposi 80 mijë trupa të armiqve të tij

Etiketa: ambasadori i siriseIsrael Katzizraelsiri

Lajme të lidhura

BOTA

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025
BOTA

VIDEO/ Varreza masive e Assadit! Si ish-presidenti sirian zhvendosi dhe groposi 80 mijë trupa të armiqve të tij

15:58 : 17/10/2025
BOTA

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

21:18 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
BOTA

Trump i hapur për negociata me Iranin, kritikon Obamën për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore

14:34 : 13/10/2025
BOTA

Incident brenda parlamentit izraelit teksa po fliste Donald Trump

13:29 : 13/10/2025
Para

Vrasja e “Pipit”/ Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn

TË GJITHA

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com