Një shtetas shqiptar me inicialet K. B, 40 vjeç, u arrestua nën dyshimin se ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër shqiptar në Tuz të Malit të Zi mëngjesin e sotëm.
Mediat malazeze raportojnë se shërbimi i urgjencës i Departamentit të Sigurisë në Podgoricë u informua sot në mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente në Tuz se një person ishte paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të pësuara nga përdorimi i një objekti të mprehtë, i cili, pas ndihmës së parë, u transportua në Qendrën Klinike të Malit të Zi për kujdes të mëtejshëm mjekësor.
Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Sigurisë në Podgoricë, pas kontrollit në Qendrën Klinike të Malit të Zi, përcaktuan se personi në fjalë ishte B. B 31 vjec, një shtetas shqiptar, i cili kishte pësuar një lëndim në shpatullën e djathtë, të shkaktuar me një teh të mprehtë, me shumë gjasa një thikë. Një ekzaminim mjekësor përcaktoi se parametrat vitalë të B. B ishin të qëndrueshëm, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Policia thotë se një konflikt verbal ka ndodhur në një lokal në Tuz.
Përmes masave dhe veprimeve të mëtejshme, oficerët e policisë identifikuan të dyshuarin në këtë incident, K. B, 40 vjec, gjithashtu shtetas shqiptar, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, u ndërmorën aktivitete gjithëpërfshirëse me qëllim gjetjen dhe ndalimin e të dyshuarit, të cilat në një kohë të shkurtër rezultuan në lokalizimin dhe ndalimin e tij në qytetin Drume, Komuna e Tuzit. Me atë rast, te K. B u gjet një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit.
K. B. do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, së bashku me një kallëzim penal për dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.