• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump anuloi takimin me Kim Jong Un, Koreja e Veriut s’heq dorë: Të gatshëm për bisedime në çdo kohë

08:44 : 25/05/2018
në BOTA

Koreja e Veriut tha se është e gatshme për bisedime, edhe pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi papritur një takim me liderin verikorean, Kim Jong Un, i planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor.

Trump përmendi “armiqësitë e hapura” si arsye.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye Gwan, iu përgjigj të premten njoftimit të Trumpit, duke thënë se Phenjani mbetet i hapur për zgjidhjen e çështjeve me Uashingtonin “në çdo kohë dhe në çdo mënyrë”.

Gëan tha se vendimi i Trumpit ka qenë “i papritur” dhe për “keqardhje”. Sipas tij, anulimi i bisedimeve tregon se sa “i rëndë është statusi i marrëdhënieve historike armiqësore midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së dhe sa urgjentisht duhet të zhvillohet një samit për t’i përmirësuar këto marrëdhënie”.

“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gwan. Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë verikoreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

“Mjerisht, bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur në deklaratat e juaja të fundit, mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, të zhvillohet takimi i planifikuar për kohë të gjatë”, shkroi Trump në letrën dërguar Kimit.

Por, ai duket se la derën hapur për një takim të ri. “Nëse ndryshoni mendjen, ju lutem mos hezitoni të më telefononi ose të shkruani”.

“Bota dhe Koreja e Veriut në veçanti kanë humbur një mundësi të madhe për paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe pasuri “, tha Trump në letër. Në një deklaratë të mëvonshme në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ka folur me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, dhe paralajmëroi Korenë e Veriut kundër çdo akti “të pamend apo të pamatur”, duke thënë se ushtria amerikane është më e fuqishmja në botë.

Njoftimi i Trumpit u bë disa orë pasi Koreja e Veriut shkatërroi një poligon të provave bërthamore. Ky veprim u vëzhgua nga gazetarët e huaj, por jo nga ekspertët bërthamorë, ashtu siç ka kërkuar SHBA-ja.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është “thellësisht i shqetësuar” me anulimin e samitit nga ana e presidentit Trump. Guterres i tha një audience në Universitetin e Gjenevës se kërkon nga palët të punojnë “për të gjetur një rrugë për denuklearizimin paqësor dhe të verifikueshëm të Gadishullit Korean”. REL

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Shi, por rritje temperaturash… Moti surprizon

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com