Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një qen ka kafshuar një fëmijë 3 vjeç.
Fëmija është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autoritetet policore raportojnë se kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë pronarin e qenit, Xh. S., 35 vjeç.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së 35-vjeçarit që është vënë nën hetim.