Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të forta për zbardhje të saj dhe reflektim për brezin e ri që po rritet.
Në hyrje të emisionit “Top Story”, pas publikimit të videos nga gazetari Eraldo Harlicaj, moderatorja Grida Duma tha se media ka qenë “pushteti” që ka siguruar që kjo ngjarje të mos harrohej.
Grida Duma: “Nuk ka asnjë shqiptar që mund të jetë indiferent ndaj ngjarjes. Kjo tragjedi në momentet e para siç e kemi ndjekur dhe analizuar, është dashur një reagim shumë më i madh sa i përket përmasës së tragjedisë. Media ka qenë pushteti që ka siguruar një lloj valvule sigurie për familjen e Martinit që kjo ngjarje nuk mund të lihej në harresë. Media e ka bërë këtë kudo në Shqipëri. Në Top Story kemi mbajtur një standard, duke e konsideruar të shenjtë. Vrasja e një fëmijëve nga një fëmijë është një tragjedi për familjet. Ne me shumë gojë, siç po më merret fryma për të mos e themi të gjithën, kemi edhe rrëfimin e babait të fëmijës që e goditi Martnin. Duke mbajtur këtë balancë edhe nga familja që nuk do donte kurrë që fëmija të godiste diku tjetër”.