• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

21:45 : 10/06/2025
në NDRYSHE, SHENDETI

Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Metabolism” ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes muajit të lindjes dhe mënyrës se si trupi ynë ruan yndyrën.

Sipas kërkuesve, temperaturat që na rrethojnë në momentin e lindjes veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të luajnë një rol kyç në këtë proces.

Njohuritë dhe studimet e deri tanioshme janë përqendruar më tepër tek fakti se dieta dhe aktiviteti fizik ndikojnë ndjeshëm në përbërjen trupore, studiuesit kanë vënë re se edhe temperatura e ambientit në të cilin kemi lindur mund të ndikojë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të indit dhjamor.

Sipas studimitn “dhjami kaf”, që është veçanërisht aktiv te foshnjat e porsalindura, ndihmon trupin të prodhojë nxehtësi dhe është i rëndësishëm për të ruajtur temperaturën trupore në klimë të ftohtë.

Në të kundërt, “dhjami i bardhë” shërben si rezervë energjie afatgjatë dhe ka tendencë të grumbullohet më shumë në kushte të ngrohta, përveçse vepron edhe si organ endokrin që prodhon hormone.

Lexo edhe:

Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

Kjo diferencë sezonale në ekspozimin ndaj temperaturës gjatë shtatzënisë apo lindjes mund të ndikojë në balancën mes dy llojeve të dhjamit dhe të formësojë mënyrën si ruajmë yndyrën gjatë gjithë jetës.

Në studim u analizuan të dhëna nga 683 persona të moshave nga 3 deri në 78 vjeç, të cilët kishin lindur në periudha të ndryshme të vitit dhe ishin ekspozuar ndaj temperaturave të ndryshme gjatë lindjes ose konceptimit.

Rezultatet treguan se ata që ishin konceptuar gjatë stinëve të ftohta kishin nivele më të larta të aktivitetit të dhjamit kafe, që lidhet me më pak yndyrë të brendshme, shpenzim më të madh energjie ditore dhe indeks më të ulët të masës trupore (BMI) në moshë madhore.

“Në këtë studim tregojmë se individët të cilët janë konceptuar në periudha me temperatura të ulëta shfaqin aktivitet më të lartë të dhjamit kafe, termogjenezë adaptive më të mirë, shpenzim energjie më të lartë në ditë dhe më pak grumbullim të yndyrës viscerale,” theksojnë autorët.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se temperaturat më të ulëta të ambientit dhe luhatjet e mëdha ditore gjatë periudhës së konceptimit janë faktorë kyç që ndikojnë në aktivizimin e dhjamit kafe.

Ekipi kërkimor planifikon të vijojë më tej me studime të tjera për të kuptuar më mirë këtë lidhje mes ambientit të lindjes dhe shëndetit metabolik në jetë të mëvonshme.

Etiketa: dimerndikimtrupiverë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024

16:31 : 31/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Edi Ramën

13:19 : 22/05/2025
SHENDETI

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025
AKTUALITET

Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash

17:23 : 20/05/2025
AKTUALITET

Vera “përzihet” me dimrin/ Çfarë parashikon meteorologia: Duke nisur nga e premtja…

16:17 : 16/04/2025
AKTUALITET

Importet e proteinave drejt Shqipërisë rriten me 39%

21:14 : 10/04/2025
Para

Eksperti: Shqipëria, ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët

TË GJITHA

Seancë për Veliajn/ Prokurori Dado, raportim për hetimet në GJKKO

10:57 : 13/06/2025

Pas Trump, edhe Merz ka qenë i informuar për sulmet izraelite në Iran

10:47 : 13/06/2025

400 mln euro në vit për “rrugët e florinjta”, por Shqipëria renditet e fundit në rajon për infrastrukturën

10:39 : 13/06/2025

“SPAK nuk guxon ta thërrasë”/ Gjokutaj: Rama përmendet 14 herë në aktakuzën ndaj McGonigal

10:26 : 13/06/2025

Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon

10:24 : 13/06/2025

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

10:00 : 13/06/2025

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

09:49 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com