• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kanadaja ashpërson ligjet për emigracionin dhe azilin, Carney synon forcimin e kufijve

18:19 : 04/06/2025
në BOTA

Qeveria kanadeze ka prezantuar një projektligj të ri që synon kufizimin e emigracionit dhe rregullimin më të rreptë të kërkesave për azil, mes presioneve në rritje për të frenuar flukset migratore dhe për të adresuar krizën e strehimit në vend.

Projektligji 127-faqësh, i paraqitur nga Ministria e Emigracionit, përfshin masa që i japin autoriteteve kompetenca të shtuara për të pezulluar përpunimin e aplikimeve të reja për arsye të shëndetit publik apo sigurisë kombëtare, si dhe për të forcuar mbikëqyrjen në kufirin me SHBA-në.

Ndër propozimet më të debatueshme është një dispozitë që ndalon aplikimin për azil nga persona që kanë qëndruar në Kanada për më shumë se një vit. Aktualisht, refugjatët mund të kërkojnë azil në çdo kohë, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në vend. Me ndryshimet e reja, ata që nuk përmbushin afatin do të jenë të rrezikuar nga dëbimi.

Afat 14-ditor për aplikim nga kufiri me SHBA

Projektligji vendos edhe një afat 14-ditor për personat që hyjnë në Kanada nga SHBA, në bazë të Marrëveshjes së Vendit të Sigurt të Tretë, për të dorëzuar kërkesën për azil. Ata që nuk e respektojnë këtë afat, do të përjashtohen nga procesi, përveç rasteve kur një vlerësim i rrezikut provon kërcënim për jetën apo sigurinë e tyre nëse deportohen.

Lexo edhe:

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

Kontroll më i rreptë financiar dhe kompetenca të zgjeruara për hetime

Ligji parashikon gjithashtu kufizime mbi transaksionet në para të gatshme mbi 10,000 dollarë kanadezë (rreth 6,400 euro) dhe ndalon depozitimin e shumave të tilla në llogaritë bankare të personave të tjerë. Po ashtu, autoritetet do të kenë të drejtën të hapin korrespondencë postare në rast hetimesh penale.

Ministrja e Emigracionit, Lena Diab, deklaroi se qëllimi i ligjit është të luftojë krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe armëve, si dhe të ruajë integritetin e sistemit të emigracionit në vend.

Reagim ndaj krizës së strehimit dhe rritjes së kërkesave për azil

Sipas BBC, ky projektligj vjen në një kohë kur Kanadaja përballet me një krizë të thellë strehimi dhe mbingarkesë në shërbimet publike, për shkak të rritjes së ndjeshme të emigracionit gjatë viteve të fundit.

Gjatë qeverisjes së mëparshme të Justin Trudeau, emigracioni ishte përdorur si motor zhvillimi ekonomik. Por, kjo solli një rritje të madhe të numrit të punëtorëve të përkohshëm, studentëve ndërkombëtarë dhe aplikantëve për azil, duke zgjatur proceset e shqyrtimit deri në dy vjet.

Kryeministri i ri, Mark Carney, i cili fitoi zgjedhjet në prill, është zotuar të trajtojë “nivelin e paqëndrueshëm të emigracionit” dhe të rivendosë ekuilibrin në sistemin kanadez të pranimit të të huajve.

Etiketa: emigrantekanadaja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, kalonte emigrantë ilegalisht në kufi

15:09 : 08/10/2025
BOTA

Tentuan të kalojnë kanalin për në Angli me gomone, mbyten 2 gra

17:27 : 28/09/2025
AKTUALITET

Kaloi 65 persona në Rinas kundrejt ryshfetit, polici “shpërblehet” me rikthim në detyrë

21:37 : 23/09/2025
BOTA

Analiza e Bloomberg: Evropa po shndërrohet në një kontinent të paqeverisur

16:08 : 19/09/2025
AKTUALITET

Arrestohet sudanezi në Devoll, ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm

11:51 : 18/09/2025
BOTA

“Po tallen me bujarinë tonë”, Britania zotohet të luftojë pengesat ligjore për largimin e emigrantëve

19:16 : 17/09/2025
Para

Rama hap një "shteg" ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

TË GJITHA

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025

U sulmua 2 muaj më parë, ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

14:53 : 10/10/2025

“Onkologjiku, pasqyra e dështimit të qeverisë”, Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara

14:44 : 10/10/2025

Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, Manastirliu vijon fushatën

14:40 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com