“Momenti për hapjen e negociatave të pranimit në BE është tani”. Kështu u shpreh sot Colin Wolfe, Drejtor në Komisionin Europian për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit gjatë një interviste për DW.
Gjatë fjalës së tij Wolfe shprehet se “bashkëpunimi rajonal është një proces që shkon përpara, pastaj ngec, pra jo gjithmonë ka progres dhe kjo është krejt normale”. “Ka një ndërgjegjësim në rritje për potencialet dhe nevojat e Ballkanit Perëndimor, sepse do të duhen rreth 40 vjet që ai të arrijë nivelin e tanishëm të jetesës në vendet e BE-së”, thotë ai.
Intervista e plotë e Colin Wolfe për DW
Shoqëria civile është përfshirë në të gjitha Samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe së fundmi edhe në Samitin e Sofies, që i paraprin Samitit të Londrës. Nga Vjena në Trieste, cilat prej rekomandimeve të shoqërisë civile janë marrë parasysh nga Komisioni Europian?
Janë disa drejtime: Konektiviteti është bërë pjesë e rëndësishme e Procesit të Berlinit, që nga Samiti i Vjenës. Ai është shumë i rëndësishëm, jo thjesht për infrastrukturën dhe lidhjen fizike në rajon, por për atë ҫ’ka ai simbolizon. Dhe erdhi nga diskutimet e njerëzve, nga shoqëria civile. Ka edhe dy ҫështje të tjera: strategjia për BP, që u publikua në shkurt, i kushton vëmendje rinisë. Dhe kjo spikat shumë në ngjarjet e mëdha në kuadër të Procesit të Berlinit. Dhe kur flasim për shqetësimet e njerëzve në BP ato përfshijnë edhe rininë e rajonit, shqetësime që lidhen me punësimin, arsimimin, mundësitë, shanset për një jetë ku rinia të realizohet. Kur flasim për të ardhmen e rajonit duhen përfshirë rinia. Dhe gjëja tjetër është që vëmendja ndaj hapjes së vendeve të punës për rininë. Të rinjtë dhe të rejat nuk duan vetëm një punë por ata duan diҫka që të realizojnë talentet e tyre, ata duan të kontribuojnë në shoqëritë e tyre.
Bashkëpunimi rajonal është një nga drejtimet kryesore të Procesit të Berlinit. Në prag të Samitit të Londrës ҫfarë është arritur dhe cilat janë sfidat për t’u përballur?
Bashkëpunimi rajonal është një proces që shkon përpara, pastaj ngec, pra jo gjithmonë ka progres dhe kjo është krejt normale. Arritjet më të mëdha? Mendoj që fakti që liderët politikë të rajonit e kanë kuptuar që kanë shumë objektiva të përbashkëta, që duhet të flasin për perspektivën europiane është një nga arritje. Por edhe që ata kanë arritur të kuptojnë përgjegjësinë e secilit vend në ҫështje praktike si infrastruktura rajonale dhe kanë kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit. Në Samitin e Sarajevës vitin e kaluar, për herë të parë në rajon, liderët politikë dhanë sinjale pozitive jashtëzakonisht të rëndësishme për angazhim real politik. Kjo është një arritje tjetër e rëndësishme që tregon se po ecet drejt angazhimeve të vërteta politike. Dhe nëse doni të flasim në mënyrë më specifike, ju përmendët Samitin e Triestes, vitin e kaluar. angazhimet në fushën ekonomike në rajon, plani i veprimit i këtij samiti atij. Kjo duket si burokratike por është shumë e rëndësishme për të treguar që barrierat tregtare po bien dhe që të tjera reforma janë të rëndësishme për të lehtësuar bashkëpunimin, mobilitetin, të bërit biznes mes vendeve të rajonit. Ka një angazhim dhe zotim të madh ndaj ideve të reja, biznesesve të reja, rritjes së menҫur ku ka një komponent digjital të konsiderueshëm, ku secili vend nga rajoni po jep kontributin e tij, këtu është shumë i rëndësishëm Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal lidhur me fazat dhe planin e veprimit. Është një proces i vështirë por ka rëndësi që drejtim i udhëtimit është i shumë i qartë. Dhe zhvillimi i bizneseve rajonale ka rëndësi për punësimin, rritjen ekonomike, prosperitetin, që njerëzit të qëndrojnë në rajon dhe kontribuojnë.
Çfarë vështirësish janë shfaqur deri tani për të përforcuar bashkëpunimin rajonal?
Mendoj se kur bën analizën mund të shohësh p.sh. që duhet lehtësuar kalimi i kufijve në rajon apo duhen kryer reformat në tregjet rajonale. Këtë e di kushdo. Por nuk është kaq e lehtë që këto ide të reja në shoqëritë e vendeve të rajonit të gjejnë vend në legjislacionet përkatëse, njerëzit duhet të binden, të shohin ҫfarë përfitimesh kanë, mendoj se kjo është pjesë e shoqërive të shëndetshme dhe nuk ndodh vetëm në Ballkanin Perëndimor por në ҫdo rajon të BE.
Procesi i pajtimit në rajon kërkon kohën e vet. Kemi modelin e pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë edhe pse nuk është copy/paste me atë në Ballkanin perëndimor. Ndërkohë qytetarët në vendet e rajonit, që janë proeuropianë – sidomos në Shqipëri janë në shumicë dërrmuese- janë tanimë të paduruar, duan të hapen negociatat, të ecë përpara procesi. Çfarë mund të bëjë KE që t’i konvergojë këto dy procese me vektorë të ndryshëm lëvizjeje?
Pjesëmarrja, javën e kaluar, në konferencën “Kohezioni Ekonomik dhe Social në Ballkanin Perëndimor” të organizuar nga EESC – Komiteti Ekonomik dhe Social Europian – e partnerëve socialë dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit tregoi se njërëzit mund të punojnë së bashku me objektiva të qarta, konkrete gjë që ka rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e pajtimin në rajon. Përvoja tregon se shumë shpesh njerëzit që janë aktivë, p.sh. sindikatat që merren me të drejtat e të punësuarve duan të japin një kontribut social, njerëz të tillë sjellin një ndërgjegjësim të ri, dinamizëm dhe optimizëm në diskutimet lidhur me rëndësinë e krijimit të diversitetit, sigurojnë që njerëzit gëzojnë të drejtat e tyre si qënie njerëzore dhe mund të shikojnë perspektivën e tyre në mënyrë jo diskriminuese. Konferenca e organizuar nga EESC në Sofie me partnerët socialë, sindikatat etj, rezultoi jashtëzakonisht e rëndësishme, për pajtimin dhe krijon hapësirë, lejon diskutime të sinqerta për ҫështje kyҫe, lejon të rimerren ҫështje të vështira si ato të pajtimit përmes bashkëpunimit dhe jo konfrontimit.
Çfarë masash mund të marrë KE që të ngushtojë hendekun e thellë ekonomik dhe social mes rajonit dhe vendeve të BE? EESC deklaroi së fundmi që duhen 40 vjet që Ballkani Perëndimor të arrijë nivelin e tanishëm të jetesës në vendet e BE.
Ju të flisni për numër vitesh, është shumë e dukshme që kjo ka qënë dhe është një ҫështie por jo një pengesë. Vitet, që nga fillimi. Nuk kanë qënë dhe nuk janë bërë kurrë pengesë për hyrjen në BE. Shumë i rëndësishëm është vullneti për të diskutuar sesi rajoni mund të zhvillohet në mënyrën e vet, psh të zhvillojë zonat e tij rurale. Nuk ka shumë entuziazëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka nevoja shumë të mëdha për t’u bërë i aftë të sigurojë që zonat rurale të mund të përmirësojnë perspektivën e tyre. Dhe kjo duhet bërë në mënyra që vetë njerëzit që kanë përvoja psh në agrikulturë, përvoja në kooperativa sesi mund të punojnë së bashku për të përmirësuar dijet e tyre dhe financat. Zonat rurale nuk janë vetëm agro-kulturë por kanë edhe potenciale të tjera. Shiko, një nga gjërat më të mëdha tani është që njerëzit shpenzojnë para për pushimet e tyre në vende të ndryshme të botës, kërkojnë të kuptojnë historinë, të shohin trashëgimitë kulturor, kërkojnë të merren me sporte etj, pra ky është zhvillimi i turizmit. Gjëja tjetër është që njerëzit të kenë më shumë akses në teknologjinë dixhitale. Barrierat gjeografike janë po ato që kanë qenë përherë. Zonat rurale mund të zhvillohen dhe kjo mund të jetë një mundësi që njerëzit në nivel lokal të përfshihen më shumë pasi kjo është shumë e rëndësishme në BP, është pjesë e forcës së tij. Komunitetet lokale mund të punojnë së bashku për zhvillimin në zonat e tyre dhe kjo është shumë e rëndësishme lidhur me mirëqënien e njerëzve, perspektivën e tyre ekonomike dhe sociale, potencialet e rajoneve.
A do të japë fonde BE për zhvillimin e zonave rurale të BP?
Ka një ndërgjegjësim në rritje për potencialet dhe nevojat e BP. Ka zëra shumë të fuqishëm që advokojnë për këtë. Ne, në Europë kemi një dimension shumë të fuqishëm ruralo agro-kulturor. Tani ka mbështetje për zhvillimin rural, interes në rritje për të qënë të aftë dhe mbështetur bashkitë në nivel lokal. Mendoj se tani jemi në momentin kur ka shumë për të diskutuar. Pavarësisht nga fakti që diskutimet për buxhetin e BE do të jetë të vështira, propozimi është që për BP të shtohen fondet dhe kjo do të thotë që do të ketë mundësi edhe për zhvillimin e zonave rurale, zhvillimin lokal gjithashtu.
Këshilli Europian do të vendosë në mbledhjen e tij, në fund të qershorit, për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si e shihni rezultatin?
Ne, Komisioni Europian bëmë raportet, rekomanduam hapjen e negociatave të pranimit, në bazë të të dhënave. Komisioni ka njohur punën që është kryer, është bërë një punë e mirë. Janë konkluzionet e Këshillit Europian por edhe opinionet e EESC dhe gjithë të tjerët për të bindur njerëzit në vendet anëtare bindur për hapjen e negociatave. Ka zëra të ndryshëm. Por fakti që komisioni ka dhënë rekomandimin është një moment shumë i rëndësishëm në vetvete, është baza për diskutim. Vlerësimi,, gjykimi tanimë është formuar. Dhe tani diskutimet bëhen më intensive sa më shumë afrohet koha e vendimit pra nuk është se ҫfarë do të bëhet në javët që kanë mbetur deri sa të merret vendimi. Fjala është për një periudhë afatgjatë, mendja e secilit shkon tek data e 2025. Ballkani Perëndimor e ndjen që vendimi nuk është marrë. Ajo ҫfarë duhet të thotë BP tani është ok ka ardhur momenti i marrjes së vendimit, ka përherë zëra pro dhe kundër kur merret një vendim, por ne kemi përmbushur ato për të cilat kemi rënë dakord, ky është momenti, njerëzit kanë marrë përgjegjësi dhe hapja e negociatave është ajo që kërkon rajoni. Ajo që dua të them personalisht është që KE po përpiqet ta bëjë të kuptueshme për njerëzit se ka dy drejtime: njëri është që hyrja në BE është një obligim, detyrim dhe drejtimi tjetër që ka potenciale, mundësi shumë të mëdha për ta bërë këtë dhe ka shumë përgjegjësi./dw/