Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Francës në Moto GP, zhvilluar në pistën e La Mansh.
Ky ishte suksesi i tretë radhazi për pilotin spanjoll, që konsolidon pozitat në krye të renditjes.
Një triumf i merituar i Marquez, që konfirmon momentin e mirë që po kalon në kampionat, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve të tij.
Andrea Dovizioso dhe Johann Zarco, që ishin favoritë për ta fituar këtë garë, u rrëzuan në gjysmën e parë të saj, duke ia bërë edhe më të lehtë fitoren spanjollit.
Në podium bashkë me Marquez u ngjitën edhe italianët Danilo Petrucci (Ducati Pramac) e Valentino Rossi (Yamaha), por që për asnjë moment nuk arritën të duelojnë e rivalizojnë me kampionin e botës në fuqi.