• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mallrat e importit pushtojnë tregun shqiptar

22:34 : 07/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Struktura e ekonomisë shqiptare ka shfaqur gjithnjë probleme, të cilat lidhen si me orientinimin e politikave të duhura dhe me mirëqeverisjen.

Ajo që do të analizohet është se si ka evoluar ekonomia jonë, çfarë po rrezikon sot dhe si shihet e ardhmja.

Me hyrjen në tregun kapitalist, një pjesë e mirë e sektorëve të industrisë u privatizuan dhe prodhimet dikur vendase po zëvendësoheshin ose plotësoheshin nga mallrat e importit.

Jo të gjitha fabrikat, uzinat apo ndërmarrjet publike ishin renatbël, por shkatërrimi i industrive të domosdoshme ndër vite, ktheu strukturën e ekonomisë të varur nga importet. Lëndët djegëse, energjia elektrike, mineralet, materialet e ndërtimit, makineritë dhe pajisjet nisën të importohen jashtë.

“Qoftë agroindustria, qoftë industria e lehtë dhe e rëndë, pësuan një paralizë dhe në atë periudhë qeveria e para-tranzicionit me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, identifikoi rreth 500 ndërmarrje nga 3700 ndërmarrje shtetërore – në mënyrë që të vazhdonin aktivitetin e tyre. Për fat të keq, paaftësia për të konkurruar për shkak të vjetërimit teknologjik dhe keqmenaxhimit, bëri që këto ndërmarrje të mos vazhdonin aktivitetin e tyre,” thotë Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Lexo edhe:

Kriza e çmimeve s’ka marr fund, mungesa e prodhimit vendas rriti inflacionin në prill

EMRI/ Tentoi të fuste kontrabandë 116 celularë e 18 shishe verë, arrestohet 38-vjeçari në Port

Edhe pse një vend me pasuri të mëdha nëntokësore në burimet hidrokarbure, nafta shqiptare përpunohet dhe shitet jashtë pas dhënies së fushave të Patoz Marinzës me koncesion. Rafineria e përpunimit të naftës ARMO u mbyll dhe të gjithë tregun e furnizimit me karburant e dominon importi.

Sektori i energjisë elektrike mbështet akoma në veprat e ndërtuara në kohën e diktaturës komuniste, e në vend që kapacitetet prodhuese publike të shtoheshin, një pjesë e tyre u privatizua dhe u promovua vetëm sektori privat duke sjellë kosto për konsumatorin dhe ndërmarrjet publike të sektorit të energjisë.

Ushqimet, pijet, duhani. Shumica importohen. Bujqësia ka mbetur në vend dhe nuk është bërë asnjëherë konkurruese jo vetëm me Europën, por dhe me rajonin.

“Para 4 vjetësh u premtua që ne do të arrinim 1 miliard euro eksporte nga agropërpunimi dhe bujqësia, por statistikat tregojnë që jo që jemi larg kësaj shifre, por këto 4 vite kemi përfunduar në rënie nga viti në vit,” thotë Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Medicinale.

Duket se Shqipëria ia ka dalë që të gjejë mbështetjen në dy sektorë të cilët po dominojnë ekonominë vendase vitet e fundit: ndërtimi dhe turizmi. Megjithatë frika se këto degë nuk do të rriten më tepër se kaq në të ardhmen është e madhe, ndërsa të dhënat për furnizimin me kapital të këtyre industrive ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi burimet e parasë që përdorin.

Një sërë faktorësh të ekonomisë reale dhe informale kanë dobësuar prodhimin vendas, ndërsa Shqipëria mbetet me një mentalitet të izoluar në luftën e madhe tregtare që kanë nisur ekonomitë e mëdha.

Në vitin 2018 Shoqata e Eksportuesve të Shqipërisë ngriti alarmin për një rrezik të falimentimit të industrisë tekstile dhe prodhimit të këpucëve për shkak të mbiçmimit të lekut ndaj valutave kryesore në vend, euros dhe dollarit.

E detyruar nga një rrezik se mbiçmimi i monedhës vendase mund të rrezikonte inflacionin, Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në kursin e këmbimit për të blerë sasi euroje në treg duke ruajtur deri në fund të atij viti një kurs ku 1 lek këmbehej mesatarisht me 120 euro.

Kjo masë nuk do të mjaftonte dhe vlera e euros do të pësonte një rënie të lirë vitet e mëpasshme. Një vit më parë goditja që mori industria e fasonëve me mbylljen e dhjetëra fabrikave do të rrezikonte sektorë të tjerë prodhues të vendit, duke nisur nga bujqësia, për të shkuar te turizmi dhe industria e lëndëve të para.

Muajt e fundit janë prodhuesit vendas të birrës që po ankohen për politika diskriminuese dhe në mbështetje të mallrave të importit, si për mënyrën e taksimit dhe konkurrencën e pandershme që vjen si shkak i fortësisë së monedhës.

Pasqyrimin e frikës nga këto ndryshime të kursit të këmbimit do ta bënte më së miri bilanci tregtar i Shqipërisë, ku vitet e fundit defiçiti tregtar është thelluar dhe mallrat e importit kanë nisur të zëvendësojnë prodhimin vendas.
“Shqipëria duhet të zgjohet dhe politikat duhet të orientohen te prodhimi dhe të jenë konkurruese,” thotë Eduart Gjokutaj i Qendrës Altax.

Në fund të vitit 2024 defiçiti tregtar arriti në nivelin më të lartë historik, 5.2 miliard euro. Defiçiti tregtar është një tregues i tregtisë me jashtë të mallrave i cili pasqyron mallrat që një vend ble dhe ato që shet.

Në teoritë klasike të ekonomisë një vend është i fuqishëm ekonomikisht nëse ka një bilanc pozitiv, ku sasia në vlerë e mallrave që tregtohen në vendet e tjera është më e lartë se ajo e mallrave që blihen jashtë vendit.

Ky tregues nuk ka interes vetëm për fuqizimin ekonomik, por dhe për pavarësinë që një vend mund të ketë nga partnerët e huaj tregtarë, duke dalë më i fortë dhe në fushën e sigurisë kombëtare.

Në vitin e pandemisë 2020 defiçiti tregtar i mallrave në vendin tonë ishte 3.3 miliard euro, për të shkuar 4.3 miliard në vitin 2021, 4.6 miliard euro në vitin 2022 dhe pësoi një ulje të lehtë në 4.3 miliard euro në vitin 2023.

Një vit më parë, bilanci tregtar i Shqipërisë jo vetëm që u mbyll negativisht por eksportet shënuan nivelin më të ulët që prej vitit të pandemisë 2020, periudhë që për shkak të mbylljes së kufijve shkëmbimet tregtare kapën nivelet më të ulëta historike.

Gjatë vitit 2024 Shqipëria eksportoi 3.72 miliard euro mallra, nga 4.4 miliard euro që ishin eksportet në vitin 2023; një rënie me 680 milion euro dhe larg vlerës 4.86 miliard euro që shënonin eksportet në vitin 2022.

Krahasuar me vitin 2023, importet e mallrave gjatë vitit 2024 u shtuan me 220 milion euro, nga 8.72 miliard euro në 8.94 miliard në fund të 2024-s.  Produktet ushqimore, një nga zërat që përbëjnë peshën kryesore në konsumin e shqiptarëve dhe makineritë e pajisjet, të cilat konsiderohen si lëndë e parë për investimet e biznesit, janë tërësisht të varura nga blerjet jashtë vendit.

Vitin e shkuar janë importuar 1.54 miliard euro mallra të grupit “ushqime, pije, duhan”, duke shënuar 90 milion euro rritje po të krahasohet me një vit më parë, ndërsa për grupin “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” importet ishin 250 milion euro më të larta.

Rritje shënuan dhe importet për grupin “produkte kimike dhe plastike”, ndërsa me ulje ishin “mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike”, për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Eksportet e mallrave ushqimore, kryesisht prodhimet bujqësore ranë me 20 milion euro gjatë vitit të shkuar dhe njëkohësisht me to dhe eksportet e energjisë dhe mineraleve.

Goditjen më të madhe e dha industria e fasonëve, eksportet e të cilëve u tkurrën me 210 milion euro krahasuar me vitin 2023. Rënie shënoi dhe eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, përfshirë dhe prodhimet e drurit dhe të letrës dhe bujqësisë.

“Shpresojmë që ta kuptojnë që nuk mund të vazhdojmë duke iu shërbyer turistëve duke iu sjellë mish e fruta nga jashtë, por nëse pretendojmë për boom në turizëm duhet të ketë efekte dhe te sektori prodhues,” shton Filip Gjoka.

Duket se mbiçmimi i monedhës vendase po dobëson dhe ata sektorë që ishin konkurrues në tregtinë e jashtme. Një nga politikat që ndjekin zakonisht vendet me ekonomi të fortë eksportesh është dobësimi i qëllimtë i monedhës vendase për të bërë mallrat më të lira dhe konkurrente, por në Shqipëri duket se thithja e valutës së huaj është përqendruar në sektorë të tjerë, siç është ai i investimit në pasuri të patundshme dhe turizmi.

Në betejën botërore me tarifa të larta, një vlerë të ulët në 10% që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Shqipërisë, do të ishte një mundësi shumë e madhe për çdo vend që ta shihte si një mënyrë për të depërtuar në tregun amerikan dhe për të mundur konkurrentët e tjerë që kanë tarifa disa herë më të larta.

Problemi i vetëm është se në këtë kohë, prodhimi vendas po lëngon dhe ekonomia jonë po bazohet te ndërtimi, pasuritë e patundshme, turizmi i vizitorëve ai mjekësor, si dhe pak industri shërbimesh. Produktet novatore që dominojnë sot tregtinë globale të teknologjisë, industrisë së informacionit dhe burimeve energjetike janë lënë në gjendje të lirë dhe pa orinetim prej vitesh.

Vetëm partitë e reja kanë arritur të përfshijnë në programet ekonomike adresimin e situatës së kapjes së tregjeve në ekonomi dhe problemeve që po shkakton sektori i ndërtimit. Partitë kryesore duket se bazohen më shumë te premtimet për ulje taksash dhe rritje të ndihmës ekonomike dhe pensioneve.

“Rritja ekonomike e orientuar në shfrytëzimin intensiv të burimeve të trashëguara ka 10 vjet që e ka konsumuar veten. Për fat të keq programet e ofruara deri më sot sillen rreth modernizimit të këtij modeli ekonomik që kemi dhe nuk ofrojnë gjë të ndryshme nga e sotmja,” sqaron Zef Preçi.

“Premtimet janë më shumë të natyrës buxhetore dhe fiskale sesa të natyrës ekonomike. Janë në masën 75% të realizueshme në letër, nëse do t’i hedhim në zbatim do të shkojnë vetëm në 65% realizueshmëri- siç doli te indeksi që matëm për programin qeverisës të viteve të fundit,” thotë Eduart Gokutaj nga Qendra Altax.

/ Emisioni “Kronos”

Etiketa: importimallrambytprodhimiprodhimi vendaspushtontreguvendas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e çmimeve s’ka marr fund, mungesa e prodhimit vendas rriti inflacionin në prill

16:43 : 08/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tentoi të fuste kontrabandë 116 celularë e 18 shishe verë, arrestohet 38-vjeçari në Port

13:46 : 03/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet pas 7 vitesh krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

09:11 : 29/04/2025
AKTUALITET

Premtimi për energjinë: Shifrat që sfidojnë narrativën qeveritare

22:47 : 25/04/2025
RAJONI

Bie importi i qeseve plastike në Kosovë, kursehen një milion euro në vit

15:04 : 22/04/2025
AKTUALITET

Fermerët në Korçë: Shteti na ka braktisur, ngricat e prillit na shkatërroi prodhimin

13:48 : 22/04/2025
Para

Zbardhen detajet nga sherri në mitingun e PD, u dhunua roja i stadiumit dhe djali i Luçiano Boçit

TË GJITHA

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

20:36 : 08/05/2025

Europa League/ Publikohen formacionet zyrtare të dy gjysmëfinaleve të kthimit

20:26 : 08/05/2025

Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

20:22 : 08/05/2025

Do të gjykojë “El Clasico”-n, Reali zbulon provën për arbitrin: Është tifoz i Barcelonës!

20:16 : 08/05/2025

“Paqja qoftë me të gjithë ju!”/ Fjalimi i Papa Leone XIV: Kisha të ndërtojë ura komunikimi

20:10 : 08/05/2025

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

19:58 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com