• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani/ Kush është zëvendëskancelari Lars Klingbeil?

12:31 : 07/05/2025
në BOTA

Të hënën (4.05.2025) e kësaj jave Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD), del në ish-gazometrin e një ish-kompleks industrial në Berlin përpara 500 të ftuarve dhe gazetarëve. Ata të gjithë duan të jenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit me konservatorët krsitiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU). Klingbeil u drejtohet me fare pak fjalë të pranishmëve: “Kjo qeveri duhet të jetë e suksesshme. Ajo duhet t’ia dalë me një frymë ekipi, me guxim për ndryshime dhe me më shumë besim tek qytetaret dhe qytetarët.” Ai shton gjithashtu, se besimi krijohet me vepra dhe jo me deklarata. Kjo ishte.

Vula e Klingbeil-it në listën e kabinetit

Pak përpara Klingbeil pati bërë të ditura emrat e anëtarëve të qeverisë nga radhët e SPD-së. Ajo që të befason në këtë listë janë ministret e ministrat e rinj socialdemokratë, të cilët nisin punën tani në koalicionin e ri me konservatorët gjerman. Në listë nuk bëjnë pjesë Svenja Schulze, ministre prej shumë vitesh për Mjedisin e më pas edhe ministre e Zhvillimit. Po ashtu nuk është pjesë e ekipit as ministri i Punës, Hubertus Heil.

Boris Pistorius, i vetmi që ka mbetur në post nga qeveria e mëparshme

Lexo edhe:

No Content Available

Vetëm Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, do të vazhdojë të jetë ministër në kabinetin e kancelarit të ri kristiandemokrat Friedrich Merz. Të gjithë të tjerët janë të rinj në postet e tyre. Kështu duhet të jetë një fillim i ri në aspektin e përbërjes së personelit. E këtë fillim të ri e ka konceptuar Klingbeil. Ai është një ndër dy kryetarët e SPD-së. Klingbeil do të jetë zëvendëskancelar dhe me gjasë një ndër ministrat më me pushtet. Kolegia e tij në krye të SPD-së, partisë më të vjetër demokratike gjermane, Saskia Esken, nuk merr asnjë post.

Nga fortifikata e SPD-së, Saksonia e Ulët

47 vjeç është burri i ri i fuqishëm i socialdemokratëve. E ai vjen nga Saksonia e Ulët, ashtu si shumë politikanë të tjerë drejtues të SPD-së në dekadat e fundit. Fillimisht karriera e tij dukej tipike e një socialdemokrati: Babai ushtarak profesionist në Bundeswehr, nëna shitëse. Familja banon në Munster, ku ndodhet një ndër qendrat më të mëdha të Bundeswehr-it në të gjithë Gjermaninë. Maturën dhe shërbimin civil Klingbeil e kreu në Hannover, ku ai shërbeu në misionin e Stacionit të Trenit (Bahnhofmission). Gjatë kësaj kohe ai vendosi kontaktet e parat ë rëndësishme politike. Klingbeil ndër të tjera punoi në vitet 2001 deri më 2003 në zyrën elektorale të qarkut të ish-kancelarit socialdemokrat Gerhard Schröder, i cili në këtë periudhë qeveriste bashkë me partinë ekologjiste.

Një kthesë në Nju Jork

Në këtë periudhë ndodh edhe një kthesë e rëndësishme në jetën e të riut Klingbeil: Gjatë sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatotir 2001 ai është në Nju Jork, qëndrimi i tij kritik ndaj Bundeswehr-it ndryshon. Qysh atëherë ai angazhohet për rritjen e shpenzimeve për ushtrinë, ashtu si edhe shumë politikanë të tjerë të krahut të djathtë të SPD-së.

Një karrierë e vazhdueshme partiake deri në krye të saj

Edhe rruga e tij e studimeve është e ngjashme me biografitë e shumë socialdemokratëve të tjerë: Më 2004 ai përfundon studimet për shkencat politike në Hanover, ndërsa merr në këtë periudhë edhe një bursë nga fondacioni i afërt me SPD-në, Friedrich-Ebert. Qysh në vitin 2005, në moshën 27 vjeçare, ai hyn në Bundestag në vend të një kolegu, që u tërhoq, por në të njëjtin vit humbet mandatin në zgjedhjet e reja të Bundestagut. Që nga viti 2009 ai është pandërprerje anëtar i parlamentit, bëhet sekretar i përgjithshëm i SPD-së dhe së fundi në dhjetor 2021 edhe bashkëkryetar i partisë krah Saskia Eskenit. Në këtë pozicion ai është përgjegjës edhe për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare në shkurt 2025 me rezultatin më të keq në histori për SPD-në me vetëm 16,4 përqind. Partia renditet e treta pas unionit konservator të CDU / CSU-së dhe partisë ekstremiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). E ky rezultat edhe pse socialdemokratët kishin postin e kancelarit me Olaf Scholz-in.

Një krijim koalicioni në një qetësi befasuese

Por Klingbeil ia del, që ky dështim elektoral të mos lidhet detyrimisht me personin e tij. Shpejt ai krijon një raport besimi me fituesin e zgjedhjeve kristiandemokratin Friedrich Merz, negocion pa bujë pothuajse në heshtje marrëveshjen e koalicionit dhe tani nis karrierën e tij në qeverinë e re federale.

Paksa tërhoqi vëmendjen burri 1,96 metra i gjatë kur foli hapur, se ka kaluar me sukses një sëmundje kanceri. Përpara dhjetë vjetësh ai ka qenë i sëmurë me kancer në gjuhë, por e ka kapërcyer atë plotësisht, bëri ai së fundi publike. Klingbeil është i martuar që nga viti 2019 dhe ka një djalë gati një vjeç. Nga jeta private e tij dihet se në rini është prezantuar me band-in e rock-ut “Sleeping Silence”, e si i ri i dukej shick një Piercing në vetull.

Lars Klingbeil, portret i tij në moshën 26 vjeç, kur mbante një Piercing në vetullLars Klingbeil, portret i tij në moshën 26 vjeç, kur mbante një Piercing në vetull
Nga jeta private e tij dihet se në rini është prezantuar me band-in e rock-ut “Sleeping Silence”. Dhe si i ri i dukej shick një Piercing në vetull. Fotografi e vitit 2005, kur Klingbeil ishte 26 vjeç.

Shumë kantiere të hapura në qeverinë e re

Nga koha me band-in “Sleeping Silence” dëshmojnë sot kitarrat, që gjenden në zyrën e tij. Por jeta e Lars Klingbeil këtej e tutje nuk do të vazhdojë më me kaq qetësi. Detyra e tij ndër të tjera do të jetë prezantimi i ideve se si do të përdoret fondi i posaçëm prej 500 miliard eurosh i miratuar në parlamentin e mëparshëm. Nga këto para duan të gjithë të përfitojnë: Landet dhe komunat, hekurudha, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe të tjerë e të tjerë. Pas viteve të grindjes së vazhdueshme ndër partitë e koalicionit të mëparshëm SPD, ekologjist dhe liberal-demokrat ai tani me Friedrich Merz duhet të demonstrojnë unanimitet – mënyra e tij e qetë e komportimit me siguri që do ta ndihmojë Klingbeil-in në këtë drejtim./DW

Etiketa: Lars Klingbeilzëvendëskancelar

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kërkohej nga Interpol Tirana, kapet në Greqi 25-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025

Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV

08:16 : 11/05/2025

E pazakontë në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten

08:11 : 11/05/2025

Incident në Elbasan/ Qytetarja fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

08:09 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com