• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Midis Trumpit dhe Putinit – dështimet e Vuçiçit

08:27 : 07/05/2025
në RAJONI

Lajmi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u sëmur gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara dhe ndërprerja urgjente e vizitës në Amerikë ka shkaktuar një tërmet të vogël politik në Beograd.

Versioni zyrtar është: Vuçiç ndjeu dhimbje të forta në gjoks të shoqëruara me tension të lartë të gjakut, prandaj vizita u ndërpre papritur. Ai u kthye në Beograd, ku u pranua në Akademinë Ushtarake Mjekësore. Gjendja e tij është e qëndrueshme, por iu rekomandua të pushonte, kështu që të gjitha detyrimet në ditët në vijim u shtynë.

Megjithatë, akoma pa ateruar avioni i presidentit dhe delegacionit të tij në Beograd, në opinionin serb janë ngritur pyetje dhe dilema të shumta. Cili ishte qëllimi i udhëtimit, a ishte kjo një vizitë zyrtare apo private dhe a është sëmurë vërtet Vuçiqi apo është vetëm një  mbulojë për fshehjen e dështimit të plotë në Amerikë?

Vizitë shtetërore apo personale?

Ministri i Financave Sinisha Mali, i cili shoqëroi Vuçiqin në udhëtimin e tij në Florida, tha se vizita ishte përgatitur prej kohësh dhe se qëllimi i saj ishte zgjidhja e problemeve ekonomike.

Lexo edhe:

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

Kush është shefja e kabinetit të Trump që ia ndaloi Vuçiçit të takohej me presidentin amerikan?

Presidenti Vuçiq gjatë një paraqitje para gazetarëve
Vuçiq “pati probleme shëndetësore” gjatë vizitës në SHBA Fotografi: Filip Stevanovic/Anadolu/picture alliance

Por ngjarja në të cilën udhëheqja serbe u përpoq të “zgjidhte problemet shtetërore” ishte vetëm një takim i Komitetit Kombëtar Republikan dhe një darkë donatorësh e organizuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. Vuçiq dyshohet se donte të takohej me Trumpin në mënyrë jozyrtare me këtë rast.

Ambasadori serb me përvojë të gjatë në SHBA, Ivan Vujaçiq, i tha DW se në këtë rast nuk u ndoqën shumë procedura normale diplomatike. “Nuk është e zakonshme që presidentët e shteteve të marrin pjesë në mbledhjet e partive. Është e zakonshme që të huajt të jenë të pranishëm në konventat e partive, por për këtë dërgohet zyrtarisht një ftesë përmes Departamentit të Shtetit”, tha Vujaçiq për DW.

Disa burime pohojnë se Vuçiqit i është ndaluar madje hyrja në kompleksin Mar-a-Lago, pavarësisht se kishte paguar tarifën e hyrjes. Ish-diplomati Nebojsha Vujoviq raportoi në media se vendimi që Vuçiqit t’i ndalohet hyrja u mor nga shefi i stafit të Trumpit.

“Më duket se kjo vizitë është bërë nëpërmjet kanaleve joformale, disa grupeve lobuese, miqve, të njohurve dhe duke anashkaluar kanalet zyrtare. Sepse nëse është e vërtetë që ai shprehu dëshirën për të shkuar në takimet e donatorëve, dikush do t’i kishte vënë në dukje se kjo nuk është e mundur sipas ligjit të vendit që po viziton, në këtë rast Shteteve të Bashkuara”, shpjegon Ivan Vujaçiq.

Vuk Vuksanoviq nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë mendon ngjashëm. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që administrata amerikane të ketë ndërprerë miqësinë e saj me regjimin e Vuçiqit, gjë që, sipas tij, mund të konfirmohet në muajt në vijim.

“Për momentin, duket shumë e mundshme që ky të ketë qenë një improvizim i dështuar. Nëse rezulton se Vuçiq shkoi atje për të siguruar një mundësi për foto me Trumpin pa ndonjë takim të planifikuar, kjo do të thotë se ai është aq i dëmtuar nga situata në Serbi në këtë moment, saqë po kërkon vetëm liderë ndërkombëtarë dhe ngjarje ku mund të promovojë veten si një burrështeti botëror me shpresën se kjo do t’ia përmirësojë pak imazhin e tij në vend”, vlerësoi Vuksanoviq në një intervistë me DW.

Serbi, pllakatat e Trumpit pas përpjekje për atentat ndaj tij
Disa qarqe në Serbi e kanë mbështetur fuqishëm TrumpinFotografi: Ivica Petrovic/DW

Ikja nga vizita në Moskë?

Profesori Vujaçiq beson se qëllimi i Vuçiqit ishte që së pari të takohej me Trumpin dhe më pas të udhëtonte në Paradën e Fitores në Moskë më 9 maj, me qëllim që t’i dërgonte një sinjal Bashkimit Evropian se nuk i interesonin paralajmërimet e tyre dhe se ai ka miq të tjerë të fuqishëm në botë, të cilëve mund t’u drejtohej – si Trumpi, Putini dhe Xi Jinping.

Por pas dështimit të vizitës në Amerikë, në Serbi po spekulohet edhe me mundësinë e anulimit të vizitës së tij në Moskë. Reagimet nga BE-ja pas njoftimit se Vuçiqi do të shkojë në Moskë ishin jashtëzakonisht të ashpra. Përfaqësuesit e sindikatatave paralajmëruan se prania e Vuçiqit në paradën ushtarake mund ta rrezikojë seriozisht rrugën evropiane të Serbisë.

“Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë është tërësisht në kundërshtim me vlerat evropiane dhe është plotësisht në kundërshtim me vendimin e Këshillit të BE-së, i cili vendosi në vitin 2022 që shtetet anëtare nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap që mund t’i japë legjitimitet Putinit dhe Rusisë”, tha Komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos, gjatë një vizite të kohëve të fundit në Serbi.

Studentët në Serbi duke marshuar me pllakate
Protestat e studentëve vazhdojnëFotografi: Marko Drobnjakovic/AP/picture alliance

Ajo kujtoi edhe një herë se Serbia, si kandidate për anëtarësim, duhet ta harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në deri në kohën e pranimit.

Megjithatë, Vuçiç pohoi se nuk po e ndryshonte qëndrimin e tij, përkundër presioneve nga Brukseli. “Tetë muaj më parë e kam thënë se do të shkojë në Moskë. Ndoshta do të jem i vetmi që shkoj në Moskë. Nuk dua që qeveria e Gjuro Macut të paguajë çmimin. Dua që ai të ketë mundësinë të punojë siç duhet me BE-në dhe që askush të mos dëmtohet. Nuk ka gjasa që atje të shkojnë edhe përfaqësuesit e ushtrisë, sepse do të jenë nën goditje dhe sanksione të ndryshme”, tha Vuçiq.

Diplomacia në shërbim të imazhit personal

Nëse Vuçiq do të shkojë vërtet në Moskë varet nga shumë faktorë, e një prej tyre është edhe pjesëmarrja apo jo e kryeministrit sllovak Robert Fico në këtë paradë, beson Vuksanoviq.

Vuçiqi dhe Putini shtrënojnë duart në Soçi
Vuçiqi dhe Putini gjatë një takimi më parë. Do të takohen prapë?Fotografi: MIKHAIL KLIMENTYEV/SPUTNIK/AFP

Fico ka anuluar vazhdimisht paraqitjet e paralajmëruara publike ditët e fundit, gjë që ka shkaktuar spekulime rreth përkeqësimit të shëndetit të ti. Ai ka vënë në pikëpyetje udhëtimin e tij të paralajmëruar më parë në Moskë.

“Fillimisht Vuçiqi mendonte se Uashingtoni dhe Moska janë më të rëndësishme për të sesa Brukseli. Por tani ai po përpiqet të parandalojë humbjen e mbështetjes nga të gjitha anët, sepse është i dëmtuar shumë politikisht”, beson Vuksanoviq.

Ai pohon se në tani në diplomacinë serbe nuk ka asgjë të motivuar nga logjika e politikës së jashtme. Përkundrazi, politika e jashtme është në shërbim të përmirësimit të imazhit  politik të Vuçiçit si udhëheqës. Duket se në marrëdhëniet e tensionuara ndërkombëtare, hapësira e tij për manovrim po ngushtohet.

Etiketa: PutinVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

20:36 : 08/05/2025
BOTA

Kush është shefja e kabinetit të Trump që ia ndaloi Vuçiçit të takohej me presidentin amerikan?

11:47 : 05/05/2025
BOTA

Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

08:55 : 05/05/2025
BOTA

Zelensky refuzon armëpushimin: S’mund të garantojmë sigurinë për 9 majin

16:33 : 03/05/2025
RAJONI

Nuk takohet me Trump, Aleksandar Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA

10:42 : 03/05/2025
RAJONI

Vuçiç pret takimin me Trump: S’ka rëndësi se ku bisedojmë, u konsultova me Orban dhe Melonin

21:43 : 02/05/2025
Para

Gjermani, rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

TË GJITHA

Vizita e Vuçiç në Rusi, BE: Të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

20:36 : 08/05/2025

Europa League/ Publikohen formacionet zyrtare të dy gjysmëfinaleve të kthimit

20:26 : 08/05/2025

Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

20:22 : 08/05/2025

Do të gjykojë “El Clasico”-n, Reali zbulon provën për arbitrin: Është tifoz i Barcelonës!

20:16 : 08/05/2025

“Paqja qoftë me të gjithë ju!”/ Fjalimi i Papa Leone XIV: Kisha të ndërtojë ura komunikimi

20:10 : 08/05/2025

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

19:58 : 08/05/2025

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

19:57 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com