Artur Meçollari, ish- Zëvendës Komandant i Forcave Detare e konsideron dërgimin e çështjes se detit me Greqinë në Hagë në shkelje të Kushtetutës.
Në një shkrim të publikuar në rrjetin social facebook, Meçollari thotë se një gjë e tillë do të bënte nul dakordësitë e arritura me Greqinë në vitin 2018.
Duke argumentuar me fakte çështjen, Meçollari thotë se ka qenë pikërisht arroganca e Ramës ajo që ka sjellë edhe një përplasje me Greqinë.
Shkrimi i plotë
Arroganca dhe injoranca të çojnë drejt gabimit. Konflikti Rama – Miçotaqis ka nisur në Bukuresht në tetor 2022, 6 muaj përpara nisjes së përplasjes për çështjen Bejleri.
Marrëveshja e 20 tetorit 2020 për të referuar çështjen e detit me Greqinë në Hagë ishte në shkelje të Kushtetutës, pasi bënte NUL dakordësitë e arritura në negociatat e vitit 2018. Duke bërë nul ato negociata, rezultonte që me vendimin e pritshëm të Hagës Shqipëria të humbiste 40 km² për shkak të rrëzimit të vijës së drejtë bazë, tashmë të njohur nga Greqia në 2018.
Po ashtu ajo cënonte interesat kombëtare, pasi në 2018 Greqia njohu Protokollin e Firences së 27 janarit 1925 për kufijtë tokësor me Shqipërinë, protokoll që Greqia e ka firmosur por jo ratifikuar.
Në negociatat e vitit 2018 palët ranë dakord mbi tekstin e marrëveshjes, metodologjinë e delimitimit të ndryshme nga viti 2009 dhe sipas detyrimeve të GJK. Po ashtu në këto negociata paka greke njohu vijën e drejtë bazë të Shqipërisë dhe përfshirjen në tekstin e marrëveshjes së Protokollit tëvFirences 1925. KM Rana asnjëherë nuk ka njohur dhe mbajtur përgjegjësinë e ndërprerjes së negociatave të vitit 2018.
Marrëveshja politike e 20 tetorit 2020 midis Ramës dhe Dendia kishte dy element:
Politik – palët ranë dakord që çështjen e detit ta referojnë në Hagë. Pavarësisht kontestimeve dhe mungesës së konsultimeve kjo është një çështje politike;
Teknike – palët ranë dakord që në Hagë të shkojë e gjithë çështja, duke bërë nul dakordësitë e vitit 2018. Ky vendim është kompetencë e grupit negociator, jo e niveleve politike.
MEPJ rregullisht ka kërkuar modifikimin e marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020, po ashtu edhe KM Rama. E kishin kuptuar kurthin ku kishin rënë nga padituria, arroganca dhe mungesa e konsulencës. Por, pala Greke ka këmbëngulur në këto vjete në zbatimin e marrëveshjes politike të 20 majot 2020. Greqia kishte mundur në 20 tetor 2020 të arrinte një marrëveshje politike në interes të saj.
Në fillimit të muajit maj 2023 Presidenti deklaroi se kishte marrë një kërkes nga MEPJ për autorizimin e negociatave, e cila ishte shumë serioze sipas tij, por ende nuk e ka firmosur.
Tashmë është e qartë se nëse Presidenti firmos fillimin e negociatave, sipas propozimit të MEPJ, Shqipëria humbet vetëm me këtë firmë 40 km² që janë produkt i vijës së drejtë bazë. Ky konkluzion është edhe i kompsnisë britanike të konsulencës.
Qëndrimi i Qeverisë Shqiptare ka qënë jo konseguent. Në maj 2022 MPJ të Greqisë shprehej se me ardhjen e Presidentit të ri çështja do zgjidhej ndërsa MEPJ kërkonte rinegocim të termave të marrëveshjes së 20 tetprit 2020. Në tetor 2022 KM Rama pas takimit me KM Miçotaqis në Bukursesht, shprehej se kjo ishte një negociatë e vështirë. Por, vetëm dy muaj më pas, pas hyrjes së anijeve kërkomore greke në detin shqiptar, KM Rama u shpreh në krahë të Miçotaqis në Tiranë se jemi drejt marrëveshjes.
Në mars 2023 MEPJ i kërkoi zyrtarisht Presidentit nisjen e negociatave me Greqinë për të gjithë çështjen, duke bërë nul negociatat e vitit 2018 dhe në përputhje me propozimit grek të dhjetorit 2020. Qysh prej dy vitesh Presidenti nuk e firmos aurorizimin.
Tashmë KM Rama e lidh vijimin e negociatave për detin me abrogimin e Ligjit të Luftës. Në fakt KM Rama ka mbaruar punë dhe e ka dërguar kërkesën tek Presidenti pa marrë në konsiderat këtë kusht.
Për më tepër në vitin 2018 MEPJ po negocionte me MPJ të Greqisë për abrogimin e këtoj ligji të vitit 1940, negociata që u ndërprenë nga pala shqiptare. Vetëm dy javë më parë Greqia shpalli një hartë zyrtare tē kufijëve detarë sipas marrēveshjes së vitit 2009.
MEPJ nuk ka reaguar si në nëntor 2022 kur anijet greke hynë për kërkim në ujrat shqiptare edhe tani me hartat greke që pretendojnë kufirin midis dy shteteve sipas marrëveshjes së vitit 2009 të rrezuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pasojat e marrëveshjes së 20 tetorit 2020:
1) MEPJ pagoi 3 milion euro kompanisë OMNIA Strategy të familjes Blair për të mësuar atë që e dinim;
2) Hymë më një marrëdhënie tepër delikate me Greqinë duke zvarritur procesin dhe humbur besueshmërinë;
3) Marrëdhëniet e sotme me Greqinë janë në nivelin më të përkeqësuar të mundshëm;
4) Do të ketë pasoja me sa duket edhe në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.
5) Një marrëveshje që mund të sjelli pasoja territoriale për Shqipërinë.
6) Një marrëveshje që mund të sjelli pasoja dhe komplikime të panevojshme me një palë të tretë.
Greqia kërkon me çdo kusht rikthim të marrëveshjes së vitit 2009 edhe pse ka njohur në vitin 2018 vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Marrëveshja e vitit 2009 nuk ekziston më, por termat e dakordësuar në 30 tetor 2020 midis Ramës dhe Dendias mund të rikthrjnë një vijë delimituese të ngjajshme me atë të vitit 2009.