Jeta e Papa Françeskut, zgjati gati 9 dekada dhe u shtri në disa kontinente. Një “avokat” i emigrantëve, njerëzve të varfër dhe mjedisit.
Ai u përpoq për paqe në botë, gjë që nuk la pa e thënë edhe në momentet më kritike për të. Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill 2025 në moshën 88-vjeçare.
Më poshtë jeta e Papa Françeskut përmes imazheve:
Jorge Mario Bergoglio në moshë të re, kohë kur nuk e dinte se do bëhej Papa i Vatikanit dhe një figurë kaq e dashur për gjithë botën.
Kardinali i Argjentinës, në metro në Buenos Aires. (2008)
E Enjtja e Shenjtë me njerëzit e varfër dhe ata të varur nga droga (Argjentinë, 2008)
Sheshi i Shën Pjetrit, Vatikan. Një ditë para se Papa të zgjidhej udhëheqës i Kishës (Mars 2013)
13 Mars 2013, Papa shfaqet për herë të parë në Bazilikën e Shën Pjetrit
Plazhi Copacabana në Rio de Janeiro, Korrik 2013. Pelegrinët bëhen bashkë për Meshën e kremtuar nga Papa
Papa në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, 2014.
Plaza de la Revolución në Havana, 2015. Njerëzit u mblodhën për një meshë të kremtuar nga Françesku. Retorika e tij kundër dhunës bëri shumë jehonë asokohe.
Manila, Filipine (2015)
Papa në periferi të Nairob në Kenia, 2015. Ndërsa vizitonte Afrikën, ai u kërkoi udhëheqësve vendas të kërkonin paqen dhe synonte të sillte vëmendjen globale për nevojat e tyre.
Papa prezent në Kongresin e vitit 2015 në Washington. Pas tij, ish-Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner.
New York, SHBA. Papa i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (2015)
Papa në kampin e refugjatëve në Lesbos të Greqisë (2016)
Takimi me Papa Emeritus Benediktin XVI në Vatikan, 2017. Françesku u përpoq të sillte rregull në Vatikan, një institucion që ishte i trazuar nga betejat për pushtet dhe i tronditur nga dorëheqja e Benediktit në 2013-ën.
Presidenti i Irakut Barham Salih përshëndet Papën në pallatin presidencial në Bagdad. (2021)
E Premtja e Mirë, Sheshi i Shën Pjetrit bosh prej pandemisë së Covid-19 (2021)
Kanada, 2022 – Papa lutet në varrezat e fëmijëve! Periudha kur nisi të përdorte karrigen me rrota.
Papa në jug të Sudanit, 2023.
Papa gjatë turneut 11-ditor në Azi
Papa përshëndet besimtarët në Dili.
Fotoja e fundit e Atit të Shenjtë, 20 prill 2025