Gruaja e ish-senatorit amerikan Bob Menendez, Nadine Menendez, është shpallur fajtore për pranimin e qindra mijëra dollarëve ryshfet në këmbim të bashkëshortit të saj duke bërë favore për biznesmenët nga Egjipti dhe Nju Xhersi.
Nadine Menendez 58 vje֛c u shpall fajtore për të 15 pikat e aktakuzës dhe ajo u deklarua e pafajshme, raportoi Reuters. Ajo do të dënohet nga një gjykatës i qarkut në Manhattan më 12 qershor.
Demokrati Bob Menendez u dënua në janar me 11 vjet burg për marrje ryshfeti, duke përfshirë marrjen e shufrave të arit në këmbim të favoreve që ai u dha biznesmenëve në Egjipt dhe Nju Xhersi.
Menendez, 71 vjeç, dha dorëheqjen nga Senati në gusht 2024 dhe u deklarua i pafajshëm në gjykatë.
Ai u shpall fajtor në korrik 2024 për të 16 pikat e aktakuzës, të cilat përfshinin ryshfet dhe mashtrim. Ai u shpall fajtor edhe për veprim në cilësinë e agjentit të huaj, që është hera e parë që fajësia e një senatori amerikan cilësohet në këtë mënyrë, sipas Reuters.