Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV arrestimin e një shtetasi 38-vjeçar në Lushnjë që u denoncua nga një shtetas se i ka marrë ID-në dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar PD-në.
Lala tha se nuk është ky krimi zgjedhor, sepse kandidatët po shpërndajnë milionat për të blerë votat dhe se janë krijuar struktura të konsoliduara për të vjedhur votat.
Lala tha se në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të maxhorancës për votat e një vajze pa kontribute rast të cilin e denoncoi edhe Sali Berisha.
gazetarja thekson se Elbasani, Fieri, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Tirana janë qarqet kryesore ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës.
“Është një qytetar që ka shkuar në polici dhe ka thënë se Marin Leka më ka marrë ID dhe i ka premtuar 500 euro për të votuar për PD-në. Policia e ka gjetur ID-në në banesën e Lekës dhe e ka arrestuar.
Krimi zgjedhor është shumë i madh dhe duhet të jetë fokus i prokurorisë. Përdorimi i fushatës, miliona euro që investohen në fushatë, milionat që investohen për takimet me diasporën nga shumica dhe opozita, ndikimi i krimit të organizuar në sistemin elektoral. Rasti tipik është kur administrata vihet nën presion me legalizime, me vendet e punës. Janë milionat që shpenzojnë kandidatët për deputetë për të blerë votat e tyre. Nuk duhet të kapin qytetarin. Ai le të vuajë dënimin, por ka struktura të organizuara që bëjnë blerjen e votave, përmes presionit, premtimeve, shpërndarjen e parave. Nuk është ky personazhi.
Krimi zgjedhor duhet ndëshkuar, por dy rastet tipike është në dy dosjet 339 dhe 184 që u mbyllën. Drejtësia dështoi në këto raste. Maxhoranca kishte krijuar një strukturë solide dhe të mirëorganizuar për të vjedhur vota.
Në Shqipëri tani po del krimi i organizuar. Në Elbasan po rrihen shtabet elektorale të maxhorancës për votat e një vajze pa kontribute dhe e denoncoi edhe z. Berisha. Elbasani, Fier, Durrësi, Shkodra, Vlora, Tirana janë qarqet kryesore gjatë fushatës ku krimi i organizuar është prezent gjatë fushatës”– tha Lala.