• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e euros godet eksportet, ngadalësohet rritja në prill. Eksportuesit: Do reduktojmë stafin

19:40 : 17/05/2018
në AKTUALITET, EKONOMI

Eksportet kanë ngadalësuar rritjen në muajin prill, duke reflektuar rënien e të ardhurave si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që eksportojmë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në prill eksportet u rritën me 11.2%, që është ritmi më i ulët i muajve të parë të 2018-s. Në janar, rritja e eksporteve me bazë vjetore ishte 23.6%, në shkurt 18.7% dhe në mars u ngadalësua në 14.5%.

Për të gjithë katër mujorin, rritja e eksporteve u ngadalësua në 16.7%.
Goditjen më të madhe e kanë pësuar sipërmarrjet e tekstileve dhe këpucëve që është edhe grupi më i madh eksportues, me 41% të totalit. Në prill, eksportet e këtij grupi u rritën me vetëm 5.1%, nga dy shifrore që kishte qenë zgjerimi në muajt e mëparshëm. Të kontaktuar nga Monitor, eksportuesit pohuan se kërkesa nga partnerët është e lartë dhe ata kanë pasur rritje të kërkesave në sasi mbi 20%, por problemi është te zhvlerësimi i euros, që po sjell më pak të ardhura për ta. Për 4 mujorin rritja e eksporteve është ngadalësuar në 10%, duke arritur në 41.1 miliardë lekë.

Gjergj Liqejza, i kompanisë tekstile Madish, që qep të brendshme për tregun italian, i pyetur nga Monitor për rritjen e ulët të eksporteve tha se është vetëm efekti i zhvlerësimit të euros, pasi kërkesa nga jashtë për produkte ka qenë në rritje. Sipas zotit Liqejza humbjet për shkak të zhvlerësimit të euros reflektohen direkt tek qarkullimi i tyre. Aktualisht, për çdo 1 euro eksport, e konvertojnë në lekë 6-7 lekë më pak, ndërkohë që të gjitha shpenzimet i kanë në monedhën kombëtare. Humbjet deri më tani përllogariten deri në 6%, sipas tij.

Nazmi Grori, i kompanisë “Naber”, një nga eksportuesit më të madh të veshjeve në vend, pohoi që ngadalësimi i rritjes ka ardhur vetëm për shkak të kursit të këmbimit. Ai llogarit që humbjet mujore vetëm nga forcimi i monedhës vendase janë 20-21 mijë euro në muaj dhe pohon që për të amortizuar këtë rënie të të ardhurave nuk ka gjetur zgjidhje tjetër, përveç reduktimit të stafit.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Grupi i dytë më i madh i eksportuar në vend është ai i “Mineraleve, lëndë djegëse, energji”, që ka pasur një ecuri pozitive, me rritje 17% për 4 mujorin (në 20 miliardë lekë), i nxitur nga eksportet e energjisë, për shkak të motit të favorshëm dhe gjallërimit të aktivitetit të kompanisë m ëtë madhe eksportuese të naftës, Bankers Petroleum.

“Materialet e ndërtimit dhe metalet”, grupi i tretë më i madh i eksportuar, janë zgjeruar me gati 29%, në 17.3 miliardë lekë për 4 mujorin. Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë Kurum, e cila pas ristrukturimit që erdhi pas shpalljes së falimentit i është kthyer aktivitetit eksportues me ritme të shpejta.

Grupet e tjera “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Ushqime, pije, duhan” kanë vijuar me rritjen dy shifrore, përkatësisht me 19 dhe 20%.

Bilanci tregtar përkeqësohet lehtë për 4 mujorin
Si katërmujor, importet janë rritur me 8,4 %, krahasuar me katërmujorin 2018. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +3,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +2,4 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +0,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,01 pikë përqindje, sipas INSTAT.

Bilanci tregtar për katër mujorin është përkeqësuar lehtë, në 97 miliardë lekë, nga 96 miliardë lekë që ishte të njëjtën periudh ëtë një viti më parë.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve, sipas INSTAT:
Rritja vjetore e eksporteve prej 11,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,7 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me -0,4 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij katërmujori janë rritur me 16,8 %, krahasuar me një vit më parë. Në ndryshimin vjetor të eksporteve nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup. Grupet që kanë patur kontribut më të lartë në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje. /Monitor/

 

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Deputeti i PS-së aksidentoi një qytetar, policia ia hedh fajin të dëmtuarit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com