Nga Boldnews.al
Trafikanti italian, Antonio Riela, ka pranuar para autoriteteve italiane se ka bashkëpunuar për trafikun e narkotikëve me Moisi Habilajn, pasi ky i fundit mbrohej nga një njeri shumë i fuqishëm në Shqipëri.
Dëshmia e Rielës gjendet në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Boldnewës.al”, në vijim të publikimit të fakteve ekskluzive nga dosja hetimore në ngarkim të ish-ministrit Tahiri, po sjell në mënyrë të plotë deklarimin e Antonio Rielas, dëshmi e cila është siguruar në kuadër të letër-porosisë drejtuar autoriteteve italiane nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Riela, ka deklaruar, ndër të tjera, se: “…Unë, që prej dhjetorit të vitit 2013, jam marrë edhe me organizimin e udhëtimeve në rrugë detare me peshkarexha të gjetura edhe prej meje dhe në bashkëpunim edhe me shqiptarët, e në veçanti me Mosi Habilaj. Moisiu më qetësonte duke më thënë se ai ishte i mbrojtur, duke qenë se një person i rëndësishëm në Shqipëri e mbronte dhe i lejonte që të eksportonte këto sasi të mëdha marijuanë. . . . Më kujtohet të më ketë thënë edhe emrin e këtij personi, por tani nuk e mbaj mend. Por kujtoj që në fakt unë e kam shoqëruar Mosiun tek një tregtar bizhuterish të çmuara që ndodhet prapa Gjykatës në Piazza Verga, në një rrugicë brenda një porte të madhe. Kujtoj që nuk u futa brenda, por di që ata duhej të niseshin për t’u kthyer në Shqipëri dhe blenë disa bizhuteri me vlerë dhe ishte dhjetori i vitit 2013”.
Ky deklarim përputhet në kohë dhe në detaje me përgjimin e bërë nga ana e autoriteteve italiane, gjatë një bisede ndërmjet Moisi Habilajt dhe Sabaudin Celaj. Në bisedën mes tyre, dy trafikantët flasin për blerjen e bizhuterive të shtrenjta për gruan dhe nënën e Saimirit, pra, njeriut të fuqishëm që mbronte dhe i hapte rrugët Moisi Habilajt për të qenë I qetë në trafikimin e drogës, sipas citimit të trafikantit Antonio Riela:
Përgjim brenda autoveturës Fiat Bravo me targë DG826NA, në përdorim te Moisi Habilajt
Makina në të cilën ndodhet Sabaudin Celaj, i quajtur Sabi. Në orën 12:13:20 dëgjohet Moisiu që flet me Antonio Rielan jashtë makinës.
Në orën 12:14:45 Moisiu hipi më makinë dhe i thotë Sabit se ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe një për të ëmën. Sabi e pyet nëse i kanë kushtuar shumë.
Moisi; mjaftueshëm
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000 euro?
Biseda vazhdon më tej
Përgjim brenda makinës Fiat Bravo me targa DG826NA, në përdorim të Moisi Habilajt
Makinë është në lëvizje dhe në të ndodhen Moisi Habilaj (M) dhe Sabaudin Celaj, i quajtur Sabi (S).
S: 500?
M:700..e marrtë dreqi!…10.000 Lekë pa 1000 Lek (nënkupton 9000 euro).
S: aq kishte sjellë gjithsej?
M: kishte sjellë 20
S: 10 në gjithë ato?
M:2 byzylykë
S: 2000 euro?
M: 9000 euro…ishin 18 (18.000 euro) dhe i ndau përgjysëm
S: ia dhe cash në dorë
M:Po
S: mos ka ndonjë kamera…ndonjë gjë?
M: jo…(e pakuptueshme)…ajo është para gjykatës
Moisiu thotë që një byzylyk ia bleu gruas dhe një të ëmës 4000 euro me diamantë. Moisiu tregon për certifikatat e bizhuterive që bleu dhe thotë që nëse e humbet ose t’a vjedhin duhet bërë denoncimi dhe t’a kthejnë. Sabi e pyet nëse i kishin dhënë 20.000 lek (nënkupton 20.000 euro) në total. Moisiu thotë t’u japin 2000 euro atyre personave për festat dhe të mbajnë 5000 lek për person për Vitin e Ri. Sabi thotë që t’i japin 500 Danit (Meridian SULAJ) sepse paratë e udhëtimit i kanë por nuk kanë gjë për Vitin e Ri.
Moisiu i thotë që t’i japin 500 lek (Maridianit) dhe pastaj t’a sjellin në Shqipëri në datë 27, por më parë duhet të kalojë nga ai (Antonio Riela) që të marrë përgjigjen.
S: …e pakuptueshme…do e bëjmë atë punën ne?
M: do të na japë paratë e punës…ne po patëm paratë për 3 ditë e bëjmë punën …se nuk jemi idiotë
Të dy flasin se cfarë rruge duhet të marrin. Moisiu thotë që kishte parë një Rolex të bukur 6000 Euro dhe herën tjetër do e blejë për vete dhe thotë që paratë duhet t’i shpenzojnë se problemet e tyre nuk mbarojnë ndonjëherë.
Në orën 12:21:20.
S: …(e pakuptueshme)…ndonjë ulje…(e pakuptueshme)…
M: …(e pakuptueshme)…90 e 60 ia dhanë atij atje…ne 30 ia cojmë atij dhe na ngelen 30 plus 10 këtu…40
S: shëndeti një herë…cfarë na duhet…kemi pët të marrë gjithsesi
M: dreqin.
S: a i the që duhet të takojmë Gionin (kështu dëgjohet)
M: mos i bëj gjë tha…sepse ka frikë…kështu më tha
S: a…tha që kishte frikë?
M: po filloi të këndojë ai…tha…nuk mbetet asnjë mi jashtë
S: po…por problemi është se po filloi të këndojë ai nuk do e lënë të këndojë
M: po nuk e ngacmove tha…nuk këndon ai…rrugët i ka të gjitha të mbyllura kudo që të shkojë…prandaj çfarë dëmi mund të të bëjë…tha
Moisiu bën disa llogari me zë të ulët dhe thotë “100.000 euro byzylykë”
Sabi i thotë së ai do që të gjejë disa bizhuteri të vjedhura sepse atij i duhet një varëse, një byzylyk dhe një orë.