• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia rrëqethëse e vogëlushit që lufton për jetën, ra në koma ditën që festonte 3-vjetorin

22:16 : 04/04/2025
në AKTUALITET, NDRYSHE

 Prej dy muajsh, Gëzimi priste me padurim këtë ditë. Ditën kur do të bënte 3 vjeç.

Dita kur shokët do t’i këndonin këngën e urimit, ai do të mbyllte sytë, do të shprehte një dëshirë dhe do të frynte qirinjtë mbi tortë. Kishte recituar pafund vargjet që do t’u thoshte të gjithëve, duke e imagjinuar festën e madhe, të mbushur me tullumbace dhe dhurata. Por fati i pashpirt, kishte shkruar një skenar tjetër për të. Pikërisht më 29 mars, ditën kur do të mbushte 3 vjeç, Gëzimi ra në koma.

Prej disa ditësh gjendet i lidhur me tubat e aparaturat që e mbajnë në jetë. Nuk i hap sytë, nuk flet, trupi i tij po përpiqet të luftojë fort me sëmundjen që e ka mbërthyer në kthetrat e saj, por s’po mundet më.

Në fillim, Adela dhe Albani menduan se ishte një virozë e zakonshme. Por brenda disa orësh, djalit të tyre të vogël iu rëndua frymëmarrja, trupi i tij u bë i plogësht, dhe sytë e tij të bukur, dikur plot jetë, nuk arritën të hapeshin më. Në spital, gjithçka ndodhi shpejt. Dhe pastaj, një frazë që i goditi si rrufe në qiellin e hapur: Djali juaj ka një sëmundje tëe rëndë që prek trurin…

Adela i njihte mirë këto terma, i njihte më mirë se kushdo tjetër. Ajo vetë është mjeke, një neonatologe që çdo ditë lufton për jetën e fëmijëve të vegjël. Ka parë dhjetëra raste të ngjashme, ka luftuar për shumë jetë të vogla… por tani është ndryshe. Tani është Gëzimi i saj.

Lexo edhe:

Korreshi “zhvesh” propagandën e ministres Sala: A është kuzhinë e spitalit të Lushnjes apo hale?

Spitali i Cërrikut pa mjekë dhe infermierë në mëngjes, denoncimi: Flenë gjumë!

Gëzimi është gëzimi i parë e i vetëm për dy prindërit e tij, Adelën dhe Albanin. Ata janë dy të rinj intelektualë, që nga qyteti i Krujës erdhën në Tiranë dhe vazhduan universitetin. U njohën në bankat e gjimnazit para 14 vitesh, të dy me një brengë të madhe, me një dhimbje që vetëm ata të dy mund ta kuptonin; ishin jetimë. Si për ironi të fatit, në vitin 2009, kur Albani ishte vetëm 16 vjeç, ndërroi jetë i ati i tij, Gëzimi. E pak muaj më vonë e njëjta tragjedi goditi edhe Adelën. Në vitin 2011, të rinjtë shkëmbyen shikimet e para në korridoret e shkollës dhe bashkë me historinë e tyre të madhe të dashurisë, triumfuan edhe ëndrrat. Në vitet që pasuan, ata ndërtuan jetën e tyre me sakrifica, mes studimeve dhe punës, mes mungesave dhe përpjekjeve për të mbijetuar në një botë që nuk u kishte dhënë asgjë falas. Por më pas, jeta u buzëqeshi. Adela u bë mjeke, Albani një jurist.

E kur zemrat duhen shumë, duhet dhe një zemër e tretë për të ndarë gjithë dashurinë. Në 29 mars të 2022 erdhi në jetë një djalë i bukur si drita, lumturia e Adelës e Albanit. E quajtën Gëzim, njësoj si babai i Albanit, për të rikujtuar në çdo herë, gjyshin e mirë që Gezimi s’pati fatin kurrë ta njihte.

Në Shqipëri për vogëlushin nuk ka më shpresa. Ai ka nevojë për një trajtim të specializuar jashtë vendit. Gëzimi ndoshta nuk e kupton gjithë këtë luftë, por diku, thellë brenda tij, një dëshirë është ende duke pritur. Një dëshirë që nuk është shprehur ende. Ditëlindja e tij nuk ka përfunduar. Qirinjtë e tij nuk janë shuar. Dhe për sa kohë ka ende shpresë, ai do të luftojë. Për jetën. Për ëndrrën e tij. Për të hapur sytë dhe për të dëgjuar përsëri zërin e prindërve të tij që i këndojnë: Shumë urime për ty, shumë urime për ty, shumë urime për Gëzimin…/Për Shqiptarët

Etiketa: histori shqiptareSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korreshi “zhvesh” propagandën e ministres Sala: A është kuzhinë e spitalit të Lushnjes apo hale?

18:26 : 26/05/2026
AKTUALITET

Spitali i Cërrikut pa mjekë dhe infermierë në mëngjes, denoncimi: Flenë gjumë!

10:41 : 16/05/2026
AKTUALITET

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë

14:02 : 11/05/2026
AKTUALITET

U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci përfundon te “Trauma”

14:20 : 29/04/2026
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

11:45 : 24/04/2026
AKTUALITET

Lista e rimbursimit të barnave/ Buxhet i shpërdoruar dhe pacientë në mëshirë të fatit

16:19 : 23/04/2026
Para

Dhuna ndaj Fabjol Hysit në Lushnjë/ Drejtësia lë të lirë 17-vjeçarin Korreshi, i mituri: Unë nuk isha prezent

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom